Kush merret me organizimin e tabelave reklamuese në rrugë?

Po mendoj të reklamoj biznesin tim tek tabelat reklamuese që janë në qytet, por nuk po gjej se kush merret me organizimin e tyre. Keni ndonjë informacion se ku mund të drejtohem?
 

Dhurata

Well-known member
Të them të vërtetën nuk e di këtë informacion, por nëse dëshiron të vendosësh reklama në rrugët e qytetit (nëse e ke fjalën për tabelat e rrugës) do të të këshilloja të kesh parasysh përmasat e tabelës, formën, ngjyrat dhe vendndodhjen. Këto nuk duhet të shkaktojnë konfuzion me sinjalizimin rrugor ose ta bëjnë të vështirë kuptimin, dallimin apo efikasitetin e tij. Pra, nuk duhet të shkaktojnë shqetësime pamore a të tërheqin vëmendjen e përdoruesve të rrugës me pasojë rrezikimin e sigurisë së qarkullimit. Kujdes me ngjyrat nuk duhet të jenë të forta apo të ndriçojnë.
 
Shumë faleminderit për ndihmën :):):)

Pra, nuk duhet të shkaktojnë shqetësime pamore a të tërheqin vëmendjen e përdoruesve të rrugës me pasojë rrezikimin e sigurisë së qarkullimit.
Si mendoni ju, a ja vlen një reklamim i tillë? Në fakt nuk e dija që kishte kaq kufizime dhe tani po filloj të dyshoj nëse ja vlen apo jo.
 

Dhurata

Well-known member
Shumë faleminderit për ndihmën :):):)


Si mendoni ju, a ja vlen një reklamim i tillë? Në fakt nuk e dija që kishte kaq kufizime dhe tani po filloj të dyshoj nëse ja vlen apo jo.
Mendimi im personal jo profesional, sepse nuk kam ndonjë eksperiencë apo të kem dëgjuar, them se ja vlejnë nëse është një rrugë ku kalojnë mjete shpesh, përndryshe mua më duket shpenzim i kot. Reklamat që kam parë rrugës janë më shumë të bizneseve që tashmë janë biznese të suksesshme dhe i vendosin si zbukurim :p
 
Top