Kur parashikoni të marrë fund kriza e Koronavirusit?

hazelnut

Member
E di që nuk është e lehtë të përcaktohet, por cili është parashikimi juaj për fundin e kësaj krize? Nëse është fjala për 1 apo 2 muaj, mund t'ia dilet me izolimin dhe punën nga shtëpia, por më tepër se kaq nuk mendoj se ia dilet. Deri tani kemi mbushur shtëpitë me rezerva, por pas ca kohësh do të na duhet të punojmë që të kemi para për të blerë rezerva të tjera.

Shumë thonë që vera do të sjellë fundin e Koronavirusit, por gjithsesi i thonë 3 muaj deri atëherë. Cili është mendimi juaj? Edhe sa do zgjasë kjo krizë?
 
Disa thonë deri në verë, disa që do zgjasë deri në një vit. Si do që të jetë mendoj se është shumë herët për parashikime dhe do të ishte më mirë të përgatiteshim për sa më gjatë të jetë e mundur. Në Kinë kanë që në nëntor në këtë situatë, shpresoj që të na zgjasi sa më pak por personalisht them se do na duhen disa muaj derisa të marrim frymë lirisht.
 

heisenber9

Well-known member
Pervec Malit te Zi qe nuk di te kete ende te prekur, Kosova ishte e fundit ne rajon me te infektuar dhe ashtu si ne rastin tone, te gjithe jane persona qe kane shkuar ose kane qene ne kontakt me te tjere qe kane qene kohet e fundit ne Itali. Pra kufijte e hapur dhe globalizimi nuk jane aq pozitive ne raste pandemie, ndaj eshte e veshtire te parashikohet normalizimi sepse edhe nese te gjithe ata qe jane te prekur sot ne Shqiperi sherohen, neser vjen nje tjeter nga jashte qe mund ta mbarte kete virus e ta perhape serish. Ishte gje e mire qe u kufizua gradualisht hyrja nga jashte, te njejten mase ka marre edhe BE
 

understudy

Well-known member
Fatkeqesisht sipas te gjitha gjasave tere kete situate dhe pasojat e saj do t'i vuajme per shume muaj ne vazhdim te ketij viti. Le te shpresojme qe te dale sa me shpejt nje vaksine apo kure.
 

rashomon

Well-known member
Për krizën shëndetësore nuk di të them, po nuk u manaxhua mirë nuk mund të kemi shumë shpresa që vera do të na sjellë fundin. Sa për këtë krizën ekonomike them se muaj të tërë, por të shpresojmë mos zgjasin me vite efektet.
 

$hrek

Active member
Them se pyetja në vetvete është e gabuar. Askush nuk e di me siguri dhe të numëruarit e ditëve vetëm sa do të shtojë tensionin. Kot të bëjmë parashikime, më mirë të përqendrohemi t'i shfrytëzojmë sa më mirë këto ditë dhe ta mbajmë veten të zënë që të mos na kapë paniku dhe stresi.
 

jubei

Well-known member
Përshëndetje, ju përgëzoj për nismën e këtij forumi. Jam i interesuar të di se kur do munden kompanitë të rihapin rekrutimet. Di njëri gjë?
 

stark

Well-known member
Përshëndetje, ju përgëzoj për nismën e këtij forumi. Jam i interesuar të di se kur do munden kompanitë të rihapin rekrutimet. Di njëri gjë?
Besoj e ke fjalen per te marre punonjes te rinj. Mesa di une nuk eshte se ka ndonje rregull qe ndalon rekrutimet ne kete kohe, por per shkak te kufizimeve te levizjes, veshtire se mund te lihet nje orar i pershtatshem per interviste, sidomos nese biznesi ben pjese ne listen e atyre qe jane te ndaluar te hapen ne kete kohe.

Gjithsesi, mund te praktikohen intervistat online nese e keni te domosdoshme te rekrutoni njerez te rinj.
 
Top