Kur eshte e keshillueshme t'i rikthehemi punes pas termetit?

oaky

Well-known member
Pershendetje,

Uroj qe te mos keni deme nga termeti i djeshem.

Besoj se shumica prej jush e ka mbyllur biznesin dje dhe sot. Kur e keshilloni t'i ritherrasim punonjesit ne pune?
 

Drishti

Well-known member
Shume biznese kane qene te hapura qe dje. Besoj varet se sa te sigurta i ke ambientet e biznesit. Nese nuk jane, mos i therrit punonjesit pa bere rregulllimet e nevojshme.

Pastaj varet edhe nga fakti se sa urgjente e ke t'i kthesh ne pune. Une per shembull i kam ambientet e sigurta, po deri nga fundi i javes nuk besoj te me vije ndonje klient, keshtu qe nuk kam pse i therras as punonjesit.
 

summer vibes

Well-known member
Po si ambient i sigurt, si jo, kot me duket te kthehesh ne pune kete jave se do te jete produktiviteti zero. Te gjithe do jene neper telefona, ose thjesht shume te frikesuar per t'u perqendruar tamam.
 

understudy

Well-known member
Nga jave pushimesh na u kthye ne jave paniku. Punonjes te disa institucioneve e kishin pushim diten e djeshme, nje pjese moren leje edhe per sot, ndersa pjesa tjeter e javes dihet qe eshte pushim. Per bizneset me sa kam pare nuk ka nderprerje aktiviteti, vetem nese punonjesit ose vendi i punes jane demtuar.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Nqs ndërtesa është dëmtuar nga tërmeti atëherë nuk duhet punuar më aty. Por nqs është në rregull, nuk besoj se ka nevojë për më tepër se 1 ditë pushim. Shumë biznese kanë qënë hapur gjatë gjithë kohës, sidomos lokalet.
 
Top