Kur duhet te zgjedhesh outsourcing?

stark

Well-known member
Kemi disa detyra ne projekte qe ka marre persiper kompania ime te beje, per te cilat nuk kemi njerez te kualifikuar per t'i realizuar. Zgjidhja e pare qe me shkoi ndermend ishte te kontraktoja nje kompani tjeter qe ta bente. Nuk e di akoma nese gjera te tilla do te na kerkohen prape ne te ardhmen, sepse ne kete rast ose do te punesoja nje person specifik te merrej ose do te trajnoja dike nga stafi ekzistues.

Nuk jam shume i sigurt nese outsourcing eshte zgjidhje e mire, sidomos per detyra te vogla. Cfare eksperience keni ju me outsourcing dhe kur e keshilloni?
 

rashomon

Well-known member
Zakonisht outsourcing zgjidhet për të ulur kostot. Të punësosh dikë për një projekt të vetëm është më e kushtueshme se sa të marrësh një kompani tjetër përkohësisht. Personalisht e zgjedh për detyra që janë shumë jashtë profilit të punës sime dhe që nuk ia vlen të investoj për të mësuar se si t'i bëj.

Nuk e di akoma nese gjera te tilla do te na kerkohen prape ne te ardhmen
E përsëris që edhe sikur e njëjta gjë të të kërkohet prapë, nëse është jashtë profilit të asaj që ofron, më mirë të zgjedhësh outsource. Mendimi im është që të përqendrohesh në një gjë specifike që e bën mirë.
 

$hrek

Active member
Eksperienca me outsourcing është e mirë kur kompania që zgjedh është e mirë. Besoj nëse bën zgjedhje të mirë të kompanisë, të lehtëson shumë punë sepse ecën më shpejt dhe fokusohesh te shërbimi specifik që ofron. E kundërta ndodh kur gjen një kompani me të cilën nuk merresh vesh dhe duhet t'i rrish mbi kokë njëlloj si me një punonjës.

Për mendimin tim, nëse ke besim që dikush tjetër mund ta bëjë punën më mirë se ti, atëherë mund ta marrësh. Nëse jo, më mirë bëje vetë, sepse të paktën nuk paguan dikë tjetër për një shërbim të dobët.
 
Top