Kur duhet të mbyllet një biznes?

Blue Eye Resort

Well-known member
Ka gjithandej këshilla se si duhet ta vazhdosh ëndrrën tënde dhe të mos dorëzohesh, por kur mendoni që është momenti t'i japësh fund një biznesi? Pas sa kohësh humbjeje, nuk ia vlen më të përpiqesh ta bësh të funksionojë?
 

CoCo

Well-known member
Nuk mendoj se ka nje pergjigje te caktuar, cdo rast eshte specifik. Nese nuk ke me fonde dhe energji per ta mbajtur, me mire mbylle
 

Zanzibar

Well-known member
Nëse ti dëshiron të vazhdosh dhe gjërat nuk po të ecin, mund të flasësh me ndonjë njeri të besuar që mund të të japë një përgjigje siç duhet për rastin tënd. Por kur del çdo muaj me humbje nuk ka kuptim të vazhdosh apo të hysh në borxh më kot.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Kur hap një biznes duhet të kesh një plan. Periudha që mund të shtyhet me humbje duhet të jetë e caktuar tek plani, pra normalisht kjo pyetje këtu nuk duhet bërë fare.

Nqs ke hapur biznes pa plan, atëherë mbylle sa më shpejt se nuk je për kët punë.
 

heisenber9

Well-known member
Arsyet pse biznesi nuk ecën janë të shumta, vendi mund të jetë në krizë ekonomike ose konkurrenca rritet dhe mund të jetë nevoja për ndryshim për t'i bërë ballë apo ke bërë diçka gabim. Nëse ti e ke dëshirën dhe vullnetin për ta mbajtur, mund ta bësh. Ama nëse shikon që nuk ke nga ia mban dhe i ke provuar të gjitha duhet ta pranosh disfatën.
Mos e merr për dështim çfarëdo që ndodh. Në fund ke mësuar diçka që do të të hyjë në punë kur t'i futesh një sipërmarrjeje tjetër.
 
Top