Ku po izolohen ata qe kane mbetur pa shtepi nga termeti?

oaky

Well-known member
Po ata qe mbeten pa shtepi nga termeti, ku po veteizolohen? Di qe shumica po rrine tek te afermit po nuk eshte e keshillueshme te ndajne shume njerez nje ambient. Ishte e pritshme qe per pune muajsh te harrohej demi i termetit edhe sikur te mos kishte ndodhur gje tjeter, por tani qe kemi nje emergjence te re besoj se nuk e ka njeri mendjen te ata. Cfare po behet me planet e rindertimit dhe strehimit?
 

rashomon

Well-known member
Kryeministri ka thënë që rindërtimi do të vazhdojë patjetër, por siç thotë ajo shprehja : "nga e thëna në të bërë..."
 
Top