Ku i takoni klientet?

suits

Member
Me ndodh shume shpesh qe klientet nuk duan te me takojne ne zyre, por me lene takim ne kafe apo edhe ne bizneset e tyre. Ne keto raste me iken gjysma e dites me nje klient te vetem, me te cilin ndoshta as nuk biem dakort per te bashkepunuar. Megjithate, nuk kam kembengulur qe te vijne ne zyre, sidomos me klientet potenciale se nuk dua te humb rast per t'i takuar.
Nuk e di nese bej mire qe nuk kembengul, apo ata qe jane vertet te interesuar do te vine gjithsesi?
 

feline

Well-known member
Nese eshte fjala per ndonje klient me rendesi ose qe nuk ndodhet ne qytetin ku je ti ia vlen mundimi, por jo ta besh rruge me te tere. Ne fund te fundit eshte edhe shpenzim parash, jo vetem kohe te shkosh te te gjithe klientet.
 

CoCo

Well-known member
Cdo klient qe ka biznes do te doje te te takoje ku te jete me afer per te. Po t'i thuash qe nuk ke mundesi te shkosh, ta shohesh qe do te bien dakort direkt qe te te vijne ne zyre. Them te shkosh t'i takosh vetem ne raste me te vertete urgjente, klientet serioze nuk do te ndryshojne mendje vetem se pertojne te te takojne ne zyre.
 
Besoj se është pak edhe si e mëson klientin që në fillim. Unë që në fillim i them që ju pres në zyrë në një orar të caktuar. Të vetmet herë që shkoj te bizneset e tyre është kur më duhet ta shikoj punën që aty. Ndërsa në kafe shkoj më shumë në shenjë miqësie jo për diskutime sepse ndryshe nuk do e kisha hapur zyrën.
 

Dhurata

Well-known member
Para Covid-19 klientët i takoja vetëm në zyrën e biznesit tim, kurse me këtë situatë kam preferuar të bisedoj me ta online (sigurisht nuk është njësoj si përballë) ose nëse duhet me patjetër t'i takoj, i ftoj përsëri te ambienti i zyrës askund tjetër. Sigurisht, mbajmë distancë duhet pasur mjaft kujdes.

Në kafe nuk është profesionale nuk ta sugjeroj!
 

ledi

Active member
Varet si ta kerkon puna. Un gjithmon shkoj ku duan ata, pergjithesisht ne kafe afer bizneseve apo objekteve te tyre. Duke qene se me duhet ti shikoj nga afer objektet qe do rregullohen, nuk e kam problem te shkoj ku te duan. E vetma gje qe me shqeteson eshte qe shumicen e rasteve duhet te paguaj faturat e kafeve.
 
Top