Ku i merrni lajmet rreth Koronavirusit?

Cilin burim informacioni përdorni për të marrë lajme rreth Koronavirusit?

  • Televizioni

    Vota: 2 33,3%
  • Faqet shqiptare të lajmeve në internet

    Vota: 4 66,7%
  • Agjensitë e huaja të lajmeve

    Vota: 4 66,7%
  • Burimet zyrtare të institucioneve si Ministritë dhe Kryeministria

    Vota: 2 33,3%
  • Forumet

    Vota: 3 50,0%
  • Media sociale

    Vota: 3 50,0%

  • Numri i votuesve
    6

name of the rose

Well-known member
Duke qenë një brez i bombarduar nga informacioni është e vështirë të zgjedhësh burime të mira lajmesh. Sipas doktorëve nuk është mirë për shëndetin mendor të mbingarkohemi me lajme, që shumicën e kohës janë të pasakta, sidomos në një kohë të tillë ku ankthi dhe izolimi janë mjaftueshëm faktorë negativë për shëndetin mendor. Nga ana tjetër informacioni është i domosdoshëm pasi urdhra të reja dalin çdo orë dhe gjithashtu duhet të informohemi për statistikat e të prekurve.

Është e këshillueshme që të zgjedhësh 2-3 burime informacioni të besueshme dhe mos të mbytesh me çfarëdolloj lajmi. Cilat burime këshilloni?
 

understudy

Well-known member
Pergjithesisht kudo dhe nga cdokush do marresh vetem nje variant te se vertetes, te paraqitur sipas interesave dhe te nderthurur me subjektivizem (efekti Rashomon), ndaj e mira eshte te kesh disa burime informacioni qe te pakten t'i afrohesh sa me prane te vertetes. Personalisht preferoj social media/ forume dhe disa agjenci te huaja lajmesh, sepse mund ta bej me thjesht dallimin e informacionit te vertete.
Besimin te media tradicionale e kam humbur prej kohesh, sepse trajtimi i lajmeve behet ne menyre teresisht te njeanshme, sidomos lajmet nderkombetare ku jo pak here mashtrohet haptazi per pak vemendje dhe shpeshhere ndjekesi mesatar qe nuk ben kerkime te metejshme per temen mashtrohet pa e ditur. Top-Channel psh nxori nje lajm te rreme para disa ditesh qe nje foshnje e porsalindur ne Mbreterine e Bashkuar kishte humbur jeten prej coronavirus dhe ishte nje nder lajmet me te klikuara te faqes se tyre online ate dite.
Faqet e institucioneve nga ana tjeter shumicen e kohes as nuk funksionojne fare.
 

rashomon

Well-known member
Besoj se më të dëmshmet për shëndetin mendor janë Televizioni dhe Mediat sociale. Je gjatë gjithë kohës duke marrë informacion që nuk është aspak i faktuar. Kam kohë që nuk përdor asnjërën, por mesa kam vënë re njerëzit më të panikosur janë ata që i nisin fjalitë me "Dëgjova në televizor" apo "më doli një lajm në facebook..." .

Më mirë është që të zgjedhësh 1 ose 2 agjensi lajmesh shqiptare dhe të huaja, dhe të kontrollosh dy-tre herë në ditë se çfarë po ndodh. Kur e lë hapur TV apo kur je tërë kohën online në media sociale bombardohesh me lajme të pavërteta.

do marresh vetem nje variant te se vertetes, te paraqitur sipas interesave dhe te nderthurur me subjektivizem (efekti Rashomon)
shumë dakort ;)
 
Sado të pakënaqur që të jemi nga burimet shqiptare të informacionit, pa to nuk bëjmë dot. Mua faqet e huaja sikur më krijojnë më shumë stres nga shifrat alarmante të të prekurve që publikojnë, duke qenë se harroj që kanë popullësi më të madhe se tonën. Më tepër se zgjedhja e burimeve të informacionit, besoj rëndësi ka përzgjedhja e lajmeve që lexojmë. Duhet të shmangen titujt që janë Clickbait të pastra dhe të lexohen vetëm ato që kanë një burim zyrtar.
 
Top