Ku blihen POS per kartat bankare?

CoCo

Well-known member
Dua te implementoj pagesat me karte krediti ose debiti ne dyqanet e mia, po nuk kam shume informacion se si funksionon dhe ku merren pajisjes POS (point of sale).

Ku blihen specifikisht dhe a duhen marre edhe leje apo licenca te caktuara?
 

Drishti

Well-known member
Pyet ne banken ku ke llogarine e biznesit. POS duhet te kete lidhje me nje llogari te caktuar bankare ku te depozitohen parate. Pajisjen fizike besoj se ta siguron banka, nuk mund ta blesh vete.

Ki parasysh qe duhet edhe te sigurosh lidhje te qendrueshme interneti ne cdo kohe, sepse ndryshe nuk mund te funksionoje.
 

meri72

Well-known member
Pyet ne banken ku ke llogarine e biznesit.
Une do te thoja te pyesje ne disa banka, sepse komisionet ndryshojne. Zgjidh ate qe ka komisione qe te pershtaten me teper. Sigurohu edhe qe te trajnosh punonjesit se si t'i perdorin sepse krijon nje figure te keqe per biznesin, kur ka probleme me pagesat online.
 

Anisa

Member
POS-i nuk blihet, ju duhet të aplikoni për të pranë bankës që keni interes. Kryesisht pajisjet janë falas, por mbajnë komisione në veprimet e kryera.
 
Top