Kriza e koronavirusit dhe demokracia

stark

Well-known member
Ndoshta per momentin nuk eshte shqetesimi me i madh i shumices se njerezve, por mendoj se ia vlen per t'u diskutuar ndikimi i koronavirusit ne demokraci.

Po veme re qe ne shume shtete, qeverite po nxjerrin kufizime dhe ndalime qe normalisht do te protestoheshin. Nuk mund te imagjinohet ne nje situate te zakonshme qe nje qeveri demokratike te kufizoje levizjen e lire dhe aktivitetin e bizneseve. Ne Bullgari u shfaq shqetesimi qe, me pretekstin e koronavirusit, qeveria po i jepte vetes me shume pushtet se c'duhej. Ekziston mundesia qe ne disa vende, qeveritaret te kene veshtiresi te heqin dore nga keto pushtete te reja kur te mbaroje kriza e koronavirusit.

Nga ana tjeter, eshte e qarte qe pasi te mbaroje pandemia do te kemi nje krize ekonomike. Njerezit do te jene te pakenaqur nga humbjet ekonomike qe kane pesuar dhe do te kene verejtje me menyren e manaxhimit te pandemise nga qeverite e tyre, dhe kjo mund te sjelle dhe trazira.

Mendoni qe kriza e koronavirusit do te sjelle nje krize politike ne shume vende, apo besoni se pasi te kaloje pandemia gjerat do te kthehen gradualisht ne normalitet?
 

$hrek

Active member
Kjo situata e koronavirusit thjesht do të tregojë problemet ekzistuese. Nëse një demokraci nuk ka qenë funksionale deri tani, do të bëhet më keq për shkak të kësaj situate. Për shtetet me demokraci të shëndetshme, nuk besoj se do të ketë probleme.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Personalisht jam i bindur që e gjithë kjo ndodh për pushtet, kufizim lirish qytetare dhe para poshtë tavolinës. Virusi nuk është aq i rëndë për mendimin tim sa të paralizohet tër bota.
 

krista

Well-known member
Shtetet skandinave qe shquhen per demokraci te shendetshme, kane bere shume pak kufizime te lirive dhe nuk kane perhapur panik sic po ndodh te ne dhe te shtetet e tjera me pak te zhvilluara. Keshtu qe besoj se @Piknik te Lana ka te drejte ne ate qe thote.
 

Drishti

Well-known member
Nuk mendoj se behet fjale per kufizim te lirive me qellim. Shtetet ne zhvillimin nuk kane kapacitete spitalore per te perballuar pandemine, sic u pa dhe ne Itali qe eshte shume me e zhvilluar se ne. Ne statistikat e fundit qe kam pare, ne spitalet shqiptare ishin gjithsej rreth 140 respiratore. Ndoshta qe kur patem rastin e pare te pacientit zero ky numer mund te jete me i madh per shkak te dhurimeve apo investimeve te qeverise. Gjithsesi, mbetet nje numer shume i vogel. Nuk jam ekspert i shendetit publik, por le te themi qe kur numri i te infektuarve te shkoje ne 3000-4000 dhe duke marre parasysh qe rreth 10% e tyre do te kene nevoje per oksigjen, spitalet tona nuk do te kene me kapacitet per te perballuar pacientet me respiratore.

Sic thashe, nuk jam ekspert ne shendetin publik, por ideja eshte qe shtetet ne zhvillim nuk mund t'ia lejojne vetes qe te rritet numri i te infektuarve sepse nuk kane nje sistem shendetesor te zhvilluar mjaftueshem per te perballuar ata qe shfaqin simptoma te renduara, dhe mund te perseritet i njejti skenar si i Italise. Keshtu qe zgjidhja e vetme eshte marrja e masave drastike te kufizimit te levizjes, qe te kete sa me pak te infektuar.
 

alkimisti

Well-known member
Shtetet skandinave qe shquhen per demokraci te shendetshme, kane bere shume pak kufizime te lirive
Ne fakt vetem Suedia po ndjek kete taktike, duke e lene ne dore te njerezve izolimin social, dhe po merr shume kritika si nga vete suedezet, ashtu dhe nga shtetet e tjera. Disa qeveritare suedeze, folen per krijimin e te ashtuquajturit "imunitet te tufes", pra infektimin e shume njerezve ne menyre qe te krijohet imunitet, duke qene se vdekshmeria eshte e ulet. Sic thote edhe @Drishti, kjo eshte e pamundur te zbatohet ne vendet si ne sepse nuk kemi kapacitet per te perballuar te semuret.

Gjithsesi, edhe ne Suedi, kjo taktike ka marre shume kritika dhe nuk po zbatohet me. Qeveria suedeze, mesa lexova, po kerkon tashme menyra se si te vendose masat e kufizimit te levizjes, ashtu si ne shumicen e vendeve te tjera.
 
Top