Kredite: cilat jane Interesat dhe bankat me te mira?

Unknown

Well-known member
Përshëndetje,

Kam pak kohe qe mendoj te bej nje investim ambienti dhe pse mbase jo te menjehershem por doja te kisha informacion.

Mendoj te ble nje ambient per zyre (apartament) por nuk e di si funksionon kredia, si jane normat e interesit, sa shkojne keto norma?
A mund ta mar me % fikse? Po banka me e mire?

Mbase jane shume pyetje por do doja te dija eksperiencat tuaja.

P.s: Ish nje teme afërsisht e ngjashme nese duhet te marim kredi, e lexova, pyetjet e mia qendrojne
Nese kam vendosur te mar kredi...

Faleminderit :)
 
Anisa

Well-known member
Unë nuk kam marrë ndonjëherë kredi, por me të dëgjuar kam që Alpha bank ka norma më ulëta interesi. Gjithsesi besoj se në përgjithësi banka që të favorizon më shumë është ajo me të cilën je i lidhur për pagën.
 
Faleminderit,
Un jam i lidhur me Credins per biznesin.

Me beri përshtypje kjo:

Eshte e mundur qe ne 10.000eu te paguash rreth 1000eu si deklaron kjo apo do kete ndonje klecke?

Ka ndonjeri informacion?
Intesa Sanpaolo mua me eshte dukur nga me te shtrenjtat si banke...
 
ervis

Well-known member
Eshte e mundur qe ne 10.000eu te paguash rreth 1000eu si deklaron kjo apo do kete ndonje klecke?
Ne pergjithesi me bankat nuk eshte aq e thjesht sa duket ne fillim, gjithmone ka ndonje gje mbrapa. Keshtu me mire shko sigurohu atje, se pastaj keta thone po e kemi kete oferte, por nuk eshte per ty :cautious:
 
jubei

Well-known member
Duhet të kesh pronë për kolateral për kredi, ndryshe është e vështirë. Pastaj për "më e mira" pyet gjithandej dhe shif ofertën më të mirë.
 
Nga eksperienca të them vetëm tek Iute Credit mos shko. Unë mora një kredi shumë të vogël, që më duhej për shpejt dhe si përfundim e pagova sa frengu pulën.
 
Drishti

Well-known member
si jane normat e interesit, sa shkojne keto norma? A mund ta mar me % fikse? Po banka me e mire?
Une kam idene se keto jane te ndryshueshme si ne kohe ashtu edhe nga ai qe merr kredin. Nga raiffeisen kam ngelur i kenaqur. Kam marr nje kredi aty ne 2014, por e kam kapur ne nje si tip oferte qe kishin per klientet e tyre, me 10% per tre vite.

Gjeja me e mire qe te sugjeroj eshte te pyesesh vet tek te gjitha se cfare do te ofrojne.
 
10% seshte shume?

Akoma skam vendosur per te mare kredi por doja te kisha informacion nese keni eksperienca
 
alkimisti

Well-known member
Nese do te plotesoje kushtet, do te sugjeroja te aplikoje per kredi te bute ne bashki. Nuk e di se si fuksionon tamam tamam, por nje shok e perfitoj dhe me tha qe e kishte normen e interesit 3% fikse. Vetem se duhet te mos kishe pasuri tjeter nderkohe.
Tani ti e do per ambjent pune, por ja vlen te mos tregosh gje mendoj une 😜
 
E kam menduar po skam grua :p
eshte per ciftet e reja me sa di une
 
Top