Kredi studentore

Donald

Well-known member
Kam degjuar per kredine studentore doja te dija: çfare ndryshimi ka kredia studentore nga kreditë e tjera?
Cilat jane kushtet per te marre nje te tille?
 

Lulzim

Member
Kredia studentore eshte po njejte sikur kredite e tjera vec ndryshon norma interesit qe eshte me e vogel se kredite normale dhe tarifa mujore qe duhet shlyer eshte me e vogel.

Sa esht shuma qe po deshiron me marr?
 
Kredia studentor është ka si qëllim mbështetjen e nevojave për studime, prandaj mund ta marri vetëm një person që ka statusin "student", vërtetuar kjo me dokument nga shkolla. Është më e lehtë për tu marrë dhe ka norma interesi më të ulëta,, por këto varen edhe nga politikat e bankës.
 

Anisa

Member
Kushtet për të marrë kredi studentore ndryshojnë sipas bankave, por kryesisht bankat kërkojnë dokumentet zyrtare nga institucioni mësimdhënës për të vërtetuar regjistrimin në shkollë, kohëzgjatjen e studimeve si dhe koston totale. Po ashtu duhet që prindërit të dalin garant për kredinë e marrë, ndryshe nuk mund ta marrësh.
 
Top