Koronavirusi në Shqipëri, ndikimi në turizëm

Turizmi është një nga sektorët më të prekur prej Koronavirusit të ri COVID-19. Kontributi i turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë bashkë me sektorët që varen prej tij, ka një vlerë prej 26,2% dhe mbi 291 mijë persona janë të punësuar në këtë sektor dhe sektorët që varen prej tij.

Si mendoni çfarë pritet të ndodh me këtë sektor dhe a janë masat e marra prej qeverisë të mjaftueshme për tu mbrojtur prej virusit?
 
alkimisti

Well-known member
Qeverine nuk po e marrim vesh, se dy muaj me pare ishim ne luften e trete boterore, kurse tani nuk po e vrasim me mendjen. Turizmi nuk gjeti rehat kete vit, nje here me termetin dhe tani me koronavirusin. Besoj se problem jane masat e marra nga shteti, se kam vene re qe njerezit, per sa kohe nuk ndalohen ligjerisht, po vazhdojne te shkojne me pushime.
 
stark

Well-known member
Duke gjykuar nga postimet ne rrjete sociale te shqiptareve, nuk me duket se turizmi ka per te vuajtur shume. Njerezit shkuan ne jug kur ndalohej me ligj levizja, jo me tani qe thjesht rekomandohet te rrish ne shtepi.
 
Pjesa më e madhe po punojnë shumë pak orë dhe nga shtëpia, pse jo mos punojnë nga plazhi kush nuk do ta donte :cool:😄
 
ervis

Member
Duke gjykuar nga postimet ne rrjete sociale te shqiptareve, nuk me duket se turizmi ka per te vuajtur shume. Njerezit shkuan ne jug kur ndalohej me ligj levizja, jo me tani qe thjesht rekomandohet te rrish ne shtepi.
Ata jane vetem nje pjese e vogel dhe s'mund te themi qe turizmi eshte mire sepse 5% e njerezve vazhdojne ta frekuentojne. Problemi eshte te turistet e huaj, qe do jene me te paket per shkak te veshtiresive te udhetimit dhe faktit qe Shqiperia nuk ka ndonje nam si vend i sigurt.

Kurse per turistet vendas, problemi me i madh eshte renia e ekonomise. Mund te kene kohe dhe deshire per te bere pushime, po duke qene se shumica s'kane punuar, me cfare parash do te pushojne?
 
Mendoj se këtë vit do të ishte më mirë të mos vinin shumë turistë të huaj. E para sepse mund të rrezikojnë shëndetin e tyre (siç e shohim në përditshmërinë tonë askush nuk kujdeset për masat ndaj koronavirusit) dhe kjo do të ishte një reklamë e keqe për vendin tonë. E dyta sepse mund të jenë mbartës dhe ata mos e dinë, e për pasojë infektohen njerëz të tjerë. Për sa u përket shqiptarëve jam e sigurt që të gjithë ata që kishin në plane të bënin pushime do të bëjnë plus plazhi është publik këtë vit nuk ke shpenzime extra mjafton të marrësh çadrën dhe bukë me vete nëse nuk përballon dot restorantet.
Mjaftojnë 5-6 ditë pushime për tu clodhur mendoj ska pse të jenë 10 ditë apo më tepër siç bëjmë ne zakonisht.
 
Top