Kontratë huadhënie

Anisa

Member
Përshëndetje, më ndihmoni dot me një shembull kontrate huadhënie, ose pikat kryesore që duhet të ketë kontrata e huadhënies? Sapo kam filluar punë si ekonomiste dhe ma ngarkuan mua ta bëja, por nuk kam shumë informacion si bëhet. Faleminderit paraprakisht :)
 
Anisa, këto janë disa pika që duhet të jenë patjetër në kontratë, sipas rastit mund të shtosh edhe pika të tjera. Përpara se të fillosh, pyet shefat ose personat përkatës se çfarë kushtesh kanë, në mënyrë që ti kesh parasysh në kontratë.

  • Palët (emri, adresa, NUIS, përfaqësuesit, etj)
  • Objekti (në këtë rast është dhënia hua një shume të caktuar)
  • Kohëzgjatja (afati i shlyerjes së detyrimit)
  • Mënyra e pagesës (si parashikohet që të bëhet pagesa psh, me këste, organizimi i kësteve, me bankë, etj)
  • Penalitete (në rast mospërmbushje të detyrimeve çfarë do të ndodhë)
  • Zgjidhja e mosmarrëveshjeve (nëse lindin konflikte, si do zgjidhen, psh me marrëveshje midis tyre, me ndërmjetësues, me gjykatë, etj)
  • Përfundimi i kontratës (kur kontrata quhet e përfunduar)
 
Top