Konsulencë ligjore dhe financiare

Ofroj konsulencë ligjore dhe financiare falas për tre muajt e parë.

Konsulenca konsiston në zgjidhjen e problemeve administrative, fiskale, si edhe në dhënien e informacioneve në lidhje me sistemin ligjor të Republikës së Shqipërisë.

Për më tepër ofroj konsulencë në:
- Regjistrimin apo çregjistrimin e aktivitetit pranë organeve tatimore,
- Themelimin e shoqërive tregtare (hartim statutesh dhe akte themelimi),
- Deklarimin e librave të shitjeve dhe blerjeve,
- Deklarimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore,
- Deklarimin e punonjësve dhe largimet e tyre,
- Hartimin e kontratave të punës,
- Dokumentacionet e nevojshme për punonjësit,
- Interpretimin e ligjeve.

Nëse jeni të interesuar mund të më kontaktoni nëpërmjet email-it në adresën: in.ligjore@outlook.com
 
Top