Konkurrenca e pandershme

Drishti

Well-known member
Si ia dilni te veproni me konkurrencen e pandershme? Une drejtoj nje palester dhe rezultatet qe kam me klientet nuk vijne nga metoda artificiale dhe te pashendetshme, por me pune dhe me lodhje. Gjithsesi, shume kliente shohin tek te njohurit e tyre ndryshime drastike dhe shkojne te palestrat qe ndjekin ata. Keta konkurrente perdorin suplemente qe jane shume te demshme edhe pse ne pamje te pare duken sikur japin rezultat. Cfare zgjidhjeje mund te me jepni ne kete rast?
 
U ndryshua për herë të fundit:

alkimisti

Well-known member
Perderisa nuk eshte i paligjshem perdorimi i suplementeve (me aq sa kam une informacion), nuk me duket rast i konkurrences se pandershme. Per te terhequr keta kliente, thekso faktin qe metoda jote e punes eshte me e shendetshme dhe efikase. Nese konkurrenca perdor metoda te jashteligjshme, mund t'i denoncosh te organet perkatese por sma merr mendja qe eshte ky rasti yt.
 

understudy

Well-known member
Njerëzit tërhiqen nga gjëra të ndryshme. Palestra jote tërheq ata që duan rezultate përmes punës, ndërsa konkurrentët tërheqin 'dembelët'. Ka mjaftueshëm klientë për të tërë.
 
Top