Komunikimi me punonjësit që punojnë nga shtëpia

Deri tani mendoja se Zoom ishte më i përshtatshmi për të komunikuar me punonjësit, por së fundmi dolën lajme që kishte probleme të mëdha me sigurinë. Aplikacionet që përdorim zakonisht si WhatsApp apo rrjete të tjera sociale nuk më duken shumë profesionale.

Cilat janë aplikacionet që këshilloni të përdoren për të komunikuar me punonjësit që punojnë nga shtëpia?
 

meri72

Well-known member
Nuk shoh ndonje problem me perdorimin e WhatsApp-it. Ndoshta disa punonjes mund ta kene problem te ndajne rrjetet sociale me punedhenesit por shumica e kane me te lehte te perdorin nje aplikacion qe e perdorin perdite.
 
Skype duket si alternativa më e mirë, është i lehtë për t'u përdorur, gjithashtu më i besueshëm dhe i sigurt. Tani ka nxjerrë dhe një alternativë tjetër Meet Now ndryshe nga versioni klasik i Skype-it, që mundëson përdorimin e shërbimit edhe nëse nuk ke një llogari në Skype. Madje nuk ka nevojë ta kesh të instaluar si aplikacion, sepse mund ta përdorësh nga web-i.
 
Nuk shoh ndonje problem me perdorimin e WhatsApp-it. Ndoshta disa punonjes mund ta kene problem te ndajne rrjetet sociale me punedhenesit por shumica e kane me te lehte te perdorin nje aplikacion qe e perdorin perdite.
Kjo mund të jetë e vërtetë për kompani të vogla, por për organizata të mëdha ku punonjësit nuk njihen mirë me njëri-tjetrin, nuk është e përshtatshme të përdoren rrjetet sociale të zakonshme. Edhe nëse duhet të komunikosh me klientë, prapë rrjetet sociale nuk bëjnë figurë të mirë. Pastaj, me aplikacione që i përdor përditë ndodhin probleme me ngatërresa bisedash apo mesazhe gabim, gjëra që nuk janë profesionale.
 

rashomon

Well-known member
Skype ose Google Hangouts. Po besoj që edhe rrjetet sociale mund të vazhdojnë të përdoren me komunikimet ndërmjet punonjësve. Vetëm nëse do të duhet të komunikosh me klientët nuk më duket shumë e përshtatshme.
 

EnoB

Member
Vetë përdor Google Hangouts. Pothuajse çdo njeri tani ka në llogari në Google, kështu që nuk është vështirë për t'u aksesuar. Ka dhe një opsion Sharescreen për ata që u nevojitet. Këto të tjerat nuk i kam përdorur sepse nuk më është dukur e nevojshme të ndërroj platformë.
 
Top