Kodi i veshjes ne pune

CoCo

Well-known member
Mendoni qe duhet te kete nje kod veshjeje per punonjesit ne cdo mjedis pune?
 

summer vibes

Well-known member
Mendoj qe varet nga mjedisi i punes. Nese eshte nje pune ku ka kontakt me klientin eshte ide e mire te kete nje kod veshjeje pasi punonjesi perfaqeson kompanine. Per raste te tjera nuk me duket e nevojshme
 

mandala

Well-known member
Jo. Mund të vendoset një nëse është e nevojshme, por ca gjëra janë 'common knowledge'. Nëse punon në bankë apo në administratë nuk ka nevojë të të thojë dikush që nuk lejohen kostumet sportive.
 

CoCo

Well-known member
Banka dhe administrata e kane kodin e veshjes. Po per mjedise te tjera nuk i dihet nese te gjithe punonjesit e kane nje "common knowledge".
 

summer vibes

Well-known member
Ne disa profesione eshte me e rendesishme qe punonjesit te ndihen rehat, prandaj them qe nuk duhet nje kod veshjeje. Kur ndodh qe nje punonjes e tepron mund t'i terhiqet vemendja ose te vendoset nje kod veshjeje
 

Donald

Well-known member
Mendoj qe duhet nje kod veshjeje ne pune te caktuara, smund te vesh per shembull me pantallona te shkurtra kur punon ne arka ne banke se je ne kontakt me klientin
 

Anisa

Member
Nëse nuk ta kërkon pozicioni i punës për të pasur një kod veshje, mendoj që çdo punonjës duhet ta respektojë vetë kodin e veshjes.
Le të themi një kod veshje i pa shkruar, ku evitohen veshjet shumë të shkurtra apo dekoltetë e hapura.
 
Top