Kliente te pasjellshem

Donald

Active member
Une punoj si kamarier prane nje lokali ne kryeqytet dhe me ndodh shpesh te perballem me situata nga me te ndryshmet me klientet. Javen e fundit kam pasur nje klient pak te cuditshem. Porositi nje kafe dhe kur ja solla porosine e hodhi pertoke para meje duke u ankuar per sherbimin. Une jam shume korrekt me sherbimin, porosia nuk vonon kurre dhe sillem shume mire. Klienti nuk arriti as ta provonte kafen, por e hodhi sapo ia dhash.

Reagova shume qete, nuk fola fare, e pyeta cfare nuk shkoi dhe ai nuk me pergjigjej, por vetem therriste. Nuk e di nese veprova mire, por e nxora nga lokali se shqetesonte klientet e tjere dhe manaxheri mungonte nuk kishte se me ke te sqarohej. Ate dite mora verejtje, por nuk e kuptoj si i perballoni ju kliente te tille? Cili do te ishte veprimi i duhur ne kete situate?
 
Dhurata

Well-known member

Më vjen shumë keq kur lexoj situata të tilla me klientë. Edhe në biznesin tim kam pasur klientë të pasjellshëm, por klienti është klient dhe kënaqja e tij është qëllimi kryesor i çdo biznesi, prandaj dhe ke marrë vërejtje. Në situata të tilla më mirë largohu, lajmëro manaxherin dhe mos vepro me kokën tënde.
 
Dhurata

Well-known member
Situata në biznes do kesh nga më të ndryshmet, por kjo nuk do të thotë të heqësh dorë nga ëndrra jote. Thjesht me eksperiencë do të mësosh të përballesh ndryshe. Duhet të ruash qetësinë deri në fund
 
Nuk më duket normale të ruash qetësinë në situata kaq të papritura dhe kur klienti nuk ka arsye të vërtetë. Vërtet eksperienca të mëson shumë, të përball me situata të ndryshme. por klientë të ndryshëm meritojnë sjellje të ndryshme
 
Dhurata

Well-known member
Nuk ka pse të jetë kështu, klientët janë njësoj të gjithë thjesht ruajtur qetësia. Aq më tepër kur nuk është biznesi yt!
 
VB

Active member
Jo cdo klient ia vlen per t'u mbajtur. Kane bere shume gabim qe te kane dhene verejtje sepse ne kete rast ke bere gjene e duhur. E para klienti prish qetesine e te tjereve dhe e dyta tregon mungese respekti ndaj teje. Per mua stafi vinte gjithmone perpara klientit. Nqs merresh me kliente te tille, jo vetem qe po harxhon kohe me dike qe gjithsesi nuk do te kthehet me, por edhe tregon mungese respekti per veten.
 
Top