Keshilla per bashkepunimin me Influencers

CoCo

Well-known member
Kam nje rrjet dyqanesh veshjesh dhe dua te investoj ne marketing. Kam vene re qe disa biznese konkurrente bashkepunojne me personalitete publike qe kane shume followers ne rrjete sociale dhe po e mendoja ta perdorja edhe une si forme marketingu.

Nuk e di tamam si funksionon, nese kane pagesa fikse apo thjesht produktet qe reklamojne i marrin falas. Nuk jam shume e sigurt edhe per menyren se si t'i kontaktoj. Nese u shkruaj ne rrjetet sociale, nuk ma merr mendoja qe do ta lexojne mesazhin, por nga ana tjeter nuk eshte se kane te publikuara forma zyrtare kontakti.

Nese ka njeri eksperience ne bashkepunimin me influencers, do t'ju lutesha te ndanit pervojen tuaj dhe informacione te dobishme qe mund te keni. Jam e interesuar te di se sa shkojne kostot, cila eshte menyra me e mire per t'i kontaktuar dhe a ia vlen si forme marketingu.
 
Unë drejtpërsëdrejti nuk kam eksperiencë, por di një rast që një VIP mori 500 Euro për të bërë disa story në Instagram, për të promovuar një shërbimi të një kompanie. Në mos gaboj promovimi u bë 1 herë në javë, për 3 javë rresht.

Mesa kam dëgjuar nuk ka një mënyrë të përcaktuar fiks se si funksionon, më shumë varet nga personi që zgjidhni. Besoj se rregulli është ky "sa më shumë të jetë i famshëm, aq më i shtrenjtë është".
 

jubei

Well-known member
Problemi me influencers është që nuk ke se si mat suksesin e investimit. Nga di nëse një blerje u bë për shkak të këtij personi, apo nëse ka patur çfarëdolloj ndikimi tek publiku?
 

Eri Dee

New member
Problemi me influencers është që nuk ke se si mat suksesin e investimit. Nga di nëse një blerje u bë për shkak të këtij personi, apo nëse ka patur çfarëdolloj ndikimi tek publiku?
Nese do te ecnim ne biznes me kete mendim , i bie qe mos te behet asnje Reklam per ta bere sa me te njohur biznesin apo produktin qe duam te shesim . Suksesi i investimit me influencer eshte qe ky sukses nuk eshte vetem momental por per nje kohe afatgjate . Sa me shume reklam te ket aq me mire eshte . Influencer nuk eshte nje Agjent , por nje njeri qe mund te sugjeroj per dicka qe eshte e mire apo te keshilloj per dicka qe eshte e demshme tek ata qe e ndiekin.
 

krista

Well-known member
Nja dy here kam bashkepunuar me influencers, por pa i paguar dretperdrejt. U organizoja eventin falas dhe ata me permendnin ne rrjetet e tyre sociale. Te dyja heret kane qene ata qe me kane kontaktuar dhe nuk i kam refuzuar. Nuk pashe ndonje rritje te madhe ne shitje, por ndjekesit ne Facebook dhe Instagram u shtuan menjehere.

Nje keshille qe do te te thoja, eshte te mos e zbatoje kete menyren e shkembimit te sherbimeve, por t'u caktosh nje pagese fikse. Per shembull, per njerin nga rastet, nuk isha pergatitur se do te shpenzoja aq shume nga xhepi im, por nuk u refuzoja dot kerkesat se thashe mos me bejne reklame negative. Me mire bej nje marreveshje biznesi qe ne fillim, qe te shmangesh surprizat me pas.
 

CoCo

Well-known member
Problemi me influencers është që nuk ke se si mat suksesin e investimit. Nga di nëse një blerje u bë për shkak të këtij personi, apo nëse ka patur çfarëdolloj ndikimi tek publiku?
Kjo zgjidhet kollaj, duke i bashkangjitur reklames edhe nje kod te vecante. Dhe kur te vijne klientet, permendin kodin per te marre uljen, dhe mund ta llogarisesh sa kliente te kane ardhur nga nje reklame e caktuar.
 
Top