Ke duhet te punesoj per social media marketing?

Waldo

Well-known member
Mendoni se eshte me mire te punesosh dike qe te merret me marketingun e nje website apo te kesh nje kompani per kete sherbim? Me 'me mire' nenkuptoj cilesine dhe koston e sherbimit.
 

feline

Well-known member
Eshte edhe mundesia e nje freelancer, por pergjigjet jane te ndryshme varesisht buxhetit dhe specifikave te biznesit.
 

name of the rose

Well-known member
Kompanitë janë më të sigurta por edhe shumë më të shtrenjta. Edhe të marrësh dikë në punë për t'u marrë vetëm me marketingun, ka kosto të lartë, por nëse kompania ka nevojë për dikë që të merret full time me marketingun atëherë ia vlen.

Freelancers më duket një zgjidhje e mirë, nëse gjen personin e duhur. Të bëjnë të njëjtën punë që do të bënte dhe një kompani, ndonjëherë edhe më mirë, dhe me më pak para. Problemi i tyre është se mund të ta lënë projektin përgjysmë, ose nuk ta dorëzojnë në kohë. Por, nëse gjen dikë që është i aftë dhe serioz, nuk ke probleme të tilla.
 

rashomon

Well-known member
Varet nga buxheti. Bëj një studim se sa mund të të marrë një kompani, një freelancer apo sa rrogë do t'i japësh personit që do punësosh dhe zgjidh atë që përshtatet me buxhetin tënd.
 

drenovari

Well-known member
Mendoj se me mire eshte te kesh nje marketer, edhe nese paguhet me nje tarife fikse ose me nje komision. Me duket me e lehte t'i besoj dikujt te cilin e njoh per ta 'shitur' sa me mire produktin tim. Freelancer apo agjenci marketingu me duken njesoj.
Per sa i perket kostos, nese synon per kosto te ulet, dihet qe do marresh sherbim me te dobet ndaj mos u bazo shume te kjo.
 

alkimisti

Well-known member
Po varet nga buxheti. Mund ta besh vete marketingun nese nuk ke buxhet per te paguar dike tjeter. Nese ke buxhet, te keshilloj te punesosh dike, sesa te kontraktosh nje kompani duke qene se mesa kam vene re jane shume te shtrenjta per sherbimet qe ofrojne. Dmth e reklamojne veten sikur kushedi se cfare ofrojne, por ne fakt ndjekin disa hapa te thjeshte qe edhe dikush tjeter mund t'i beje.
 
Top