Kalimi nga punonjes ne sipermarres

$hrek

Well-known member
Njoh shume njerez qe nuk ia kane dale ne biznes sepse kane akoma mentalitetin e punonjesit, nderkohe qe duhet te sillen si sipermarres. Dhe disa vendime te gabuara qe kam marre vete, kane ardhur nga e njejta arsye.

Cfare keshilloni se duhet te ndryshohet ne menyren e te menduarit, kur heq dore nga te punuarit per dike tjeter dhe i futesh fushes se sipermarrjes? A eshte dicka qe mund te mesohet apo duhet ta kesh te lindur?
 

ervis

Active member
Besoj se kryesorja eshte marredhenia me parane. Jemi mesuar qe heret, qe parane ta ruajme se mund te na duhet per dite me te veshtira. Kur je sipermarres, duhet ta futesh parane ne pune, te marresh risqe dhe te mos i lesh poshte dyshekut nga frika se mos i humb. Dhe te kuptosh qe humbja eshte pjese e lojes dhe te mos besh mbrapa nese ne disa gjera deshton.

Duhet ta kesh dhe pak te lindur, por them se me vullnet, mund t'ia dale dhe dikush qe ndoshta ne fillim nuk pershtatej shume mire me te qenurit sipermarres.
 
Mendoj se problemi i parë është kalimi nga statusi i punonjësit në sipërmarrës i cili shoqërohet me mbartjen e përgjegjësive më të mëdha. Një sipërmarrës duhet të jetë lider dhe si i tillë duhet të inspirojë të tjerët, të punojë me pasion, të zgjedh punonjësit e duhur dhe të kujdeset për të realizuar qëllimet e sipërmarrjes.

Kur je punonjës nuk e vret shumë mendjen për këto, thjesht bën punën tënde.
 

Dhurata

Well-known member
Mendoj se sipërmarrësit e suksesshëm janë të lindur. Sigurisht, çdo person mund të hap biznesin e tij, por do shumë vullnet, punë, vendosshmëri për të mbajtur sipërmarrjen. Gjithsesi dua atë të sugjeroj një libër "Si të bëhesh udhëheqës i zoti", mund të mësosh shumë gjëra rreth karakteristikave dhe sjelljes që duhet të ketë një lider, udhëheqës sepse në fun të fundit sipërmarrësi duhet të jetë lider në biznesin e tij
 

summer vibes

Well-known member
Cfare keshilloni se duhet te ndryshohet ne menyren e te menduarit, kur heq dore nga te punuarit per dike tjeter dhe i futesh fushes se sipermarrjes?
Te kesh nje vizion te qarte se cfare do te arrish ne terma afatgjate. Mos te mendosh vetem per deri ne fund te muajit apo ne fund te vitit.
 
Top