Kalimi i pasurise brenda familjes

Arben

Member
Une zoteroj nje siperfaqe toke dhe ne baze te ligjit kjo sipefaqe u ndahet femijeve nga kater dynym per koke. Dua te me kalohet pronesia nga emri i babait ne emrin tim te certifkates se pronsise. A ka kush njohuri se sa eshte vlera qe duhet te paguaj te noteri per kalimin e pronesise nga emri i babait ne emrin tim ?
 
Nga njohurite e mia, kjo vlere caktohet ne varesi te madhesise se siperfaqes se tokes, por mund te shkosh prane ATP per te marre nje informacion me te detajuar
 
Tarifat për kalimin e pronësisë se pasurive të paluajtshme me shitje ose dhurim përcaktohen me Urdhër i Ministrisë së Drejtësisë nr. 279,datë 14.6.2012 për miratimin e tarifave të shërbimeve noteriale.

Tarifa noteriale për aktin noterial të kalimit të pronësisë së pasurisë së paluajtshme llogariten në bazë të vlerës së transaksionit të përcaktuar në aktin noterial.

Konkretisht për vlera transaksioni:
  • nga 100 000 – 6 000 000 lekë 0.35 %
  • nga 6 000 001 – 15 000 000 lekë 0.3 %
  • nga 15 000 001 – 50 000 000 lekë 0.28 %
  • nga 50 000 001 – 100 000 000 lekë 0.25 %
  • mbi 100 000 001 lekë 0.23 %

Në çdo rast, nëse çmimi në kontratën e shitjes do të jetë më i ulët se çmimi i referencës i përcaktuar për atë zonë, tarifa do të llogaritet në bazë të çmimit të referencës. Në bazë të urdhrit nr. 306, datë 31.7.2013 të Ministrit të Drejtësisë, Kontrata e Shkëmbimit të Pasurive tarifohet në vlerën 10.000 lekë.
 
Te falenderoj per pergjigjen
 
Top