Kafeja ne pune

oaky

Well-known member
Deri tani nuk e kam ofruar kafen ne ambientet e punes sepse kemi rrotull shume lokale ku mund te shkojme ta pime para se te vijme ose gjate pushimit. Per me teper nuk doja qe te mblidheshin shume punonjes te kafeteria dhe t'ia shtronin muhabetit ne cdo ore te punes.

Por tani me kete koronavirusin, me shqeteson fakti qe shkojne te kafet rrotull ku eshte plot me njerez te tjere, dhe mund te marrin ndonje virus dhe ta perhapin ne pune. Nuk jam fare dakort qe u hapen keto kafet, them me mire te ishin hapur vetem per te marre me vete dhe jo per t'u ulur tre ore sic e kemi zakon ne shqiptaret.

Nuk e di nese duhet te filloj ta ofroj vete kafen ne pune. Nuk e kam te shpenzimi, por me teper kam hall mos nuk punon me njeri pastaj po ta kene kafen dy minuta larg dhe s'dua te rri t'ju them qe te kthehen ne pune sa here t'i shoh te kafeteria.
 

rashomon

Well-known member
Nuk e kam te shpenzimi, por me teper kam hall mos nuk punon me njeri pastaj po ta kene kafen dy minuta larg dhe s'dua te rri t'ju them qe te kthehen ne pune sa here t'i shoh te kafeteria.
Po problemi këtu nuk është te kafja, por te punonjësit. Nëse dikush nuk do të punojë, e gjen mënyrën edhe pa e patur kafenë në zyrë. Nëse nuk do të jenë tërë kohën aty, lër një orar edhe ti. Po mua nuk më duket ndonjë problem i madh, shumica e kompanive e kanë kafenë në zyrë.
 

jubei

Well-known member
Nga këto që shkruan po më dukesh shef i bezdisshëm. Relax pak dhe shkëputu nga lufta e tretë botërore. Askush nuk ka për të pirë kafe çdo 2 minuta se i bie të pijnë 20 kafe në ditë ashtu.
 
Për më tepër nuk është e thënë që po shkove në kafe do marrësh virusin. Ti nuk ke kontroll mbi jetën e punonjësve të tu jashtë orarit të punës. Mund të mos shkojnë fare në kafe por të mblidhen 20 vetë poshtë pallatit, kështu që për sa kohë vazhdon kjo situatë do jesh edhe i rrezikuar.

Përsa i përket kafes, mund të vesh një ekspres të vogël, pa qenë nevoja të hapësh ambient për veçantë. Ai që do kafe, e merr dhe e pi në tavolinën e punës.
 

stark

Well-known member
Po nese e ve kafen ne pune nuk do te thote domosdoshmerisht qe do te te rrine punonjesit ta pine aty, sidomos nese do t'u rrish mbi koke duke u thene te kthehen ne pune. Edhe nese rrine, prape pasdite do te dalin prape, prandaj kjo kafja ne pune nuk eshte ndonje mbrojtje nga koronavirusit.

Nese e ke kaq problem, them me mire mos ta vesh, se do stresosh veten dhe punonjesit. Por, e ke gabim, se disiplina nuk vendoset duke u mohuar gjerat. Eshte me e shendetshme dhe produktive te ofrosh nje ambient mikprites pune dhe mos te jesh kaq diktator.
 

SH 1703

Fjal pak, pune shume
Per mendimin time kjo gje zgjidhet krejt thjeshte. Vendos automate per kafe e pije tjera me pagese. Apliko sistemin kompjuterik nqs nje punojes largohet nga zyra te bej check in check out. Ne fund te muajit shiko se si do permisohet punetori. Nuk mendoj qe dikush shkon ne pune per te pire me shume kafe se sa per te punuar (per vec atyre qe punojne ne shtet). Kete e kam eksperience personale ne nje kompani kontabiliteti ku kishte me shume se 100 puntore :)
 
Top