Këshillë për një punonjës

Dhurata

Well-known member
Në biznesin ku unë drejtoj, një prej punonjësve vuan nga disleksia. Duke qenë se biznesi im ofron kurse programimi për studentët, shpesh herë punonjësi has shumë vështirësi në komunikimin me ta, qoftë në shpjegimin e mësimin apo leximin e teksteve të ndryshme. Nga ana tjetër është shumë i aftë në programim dhe do të më vinte keq të humbisja një punonjës të tillë. Mendova ta angazhoj vetëm me projektet që kanë më pak komunikime ose thjesht të merret me programim, por nuk e di nëse propozimi im do t'i pëlqejë apo do të më keqkuptojë me idenë se po tregohem e padrejtë ndaj një njeriu që ka një problem të lindur. Duke shtuar këtu se punonjësi është person mjaft i ndjeshëm për këtë temë, si mendoni cila do të ishte zgjidhja më e mirë?
 
Donald

Well-known member
Mendoj se dikush qe vuan nga disleksia dhe ka gjetur forcen, guximin dhe vullnetin per te mesuar programimin (pavaresisht gjithe veshtiresive qe jam i sigurt ka patur), nuk ka per ta pritur aspak kkeq vendimin tend. Madje mos te them qe do i heqesh nje siklet te madh
 
Unë di të them vetëm që punonjësi jot është shembulli më i mirë që studentët e kursit mund të ndjekin. Shumë i guximshëm që ka marrë përsipër të jap mësim! Dhe as mos e mendo ta largosh, madje siç të thash lere të jap mësim se studentët do mësojnë shumë prej tij.
 
Ok por duhet ta pyesi njehere ne fillim nese eshte rehat dhe ai ne mesimdhenie apo e ben nga halli se vertet do guxim po mund te jete dhe stres per ate. Me mire te punoje dicka qe nuk i shkakton siklet
 
ke të drejtë, duhet komunikuar fillimisht. Pyete për se cila do të ishte zgjidhja më e mirë për atë
 
Drishti

Well-known member
Edhe une mendoj ta lesh ne dore te tij. Nuk ka per te pasur keqkuptime nese je e sinqerte dhe e drejtperdrejte ne ate qe thua. Trajtoje biseden njelloj sic do te beje me dike qe nuk ka disleksi. Thjesht pyete nese eshte i interesuar te jape mesim apo do vetem te programoje.

Kam pasur eksperience te ngjashme, megjithese i perkas nje fushe krejt tjeter. Mesa kam kuptuar, njerezit me nevoja te vecanta duan t'u drejtohesh ne menyre sa me te drejtperdrejte dhe te natyrshme.
 
Top