Impakti i Coronavirusit ne biznesin tuaj

Drishti

Well-known member
Ne Shqiperi nuk eshte raportuar akoma askush i prekur me Coronavirus, por paniku ka filluar te ndihet. A ka patur ndonje impakt ne bizneset tuaja kjo situate? Duke qene se vete drejtoj nje palester, po ve re se ka me pak abonime se ne te njejten periudhe nje vit me pare. Zakonisht, tani eshte bumi i abonimeve, meqenese po afron vera, por kete vit kemi me pak te interesuar.
 

oaky

Well-known member
S'me duket se ka filluar ndonje panik, pervec disa njerezve me maska qe shoh ne rruge. Them se varet nga lloji i biznesit.
 

understudy

Well-known member
Ne nje kohe kur ne Itali po mendohet te mbyllen shkollat dhe paniku ka arritur deri ne Amerike, nuk me duket se shoh shume njerez te shqetesuar per kete ceshtje te ne, perderisa kete jave patem edhe proteste.
 

SH 1703

Fjal pak, pune shume
Ne fakt une punoj si nen kontraktues ne sektorin HORECA per evente dhe po ndihet me anulime te eventeve. Flas per ne europe
 

drenovari

Well-known member
Ne nje kohe kur ne Itali po mendohet te mbyllen shkollat dhe paniku ka arritur deri ne Amerike, nuk me duket se shoh shume njerez te shqetesuar per kete ceshtje te ne, perderisa kete jave patem edhe proteste.
Nuk kishte shume shqetesim me pare, por tani qe dihet qe ka te prekur qe kane ardhur ne vendin tone do ndihet edhe impakti. Ka biznese qe mund te perfitojne, por nga situata te tilla ekonomia ne pergjithesi del e demtuar. Psh mesjeta eshte nje nga periudhat me te erreta dhe te paqendrueshme te historise se Europes edhe per shkak te murtajes qe vrau shume njerez (e qe ironikisht erdhi nga Kina e u perhap fillimisht ne Itali e me pas kudo ne kontinent).
 

summer vibes

Well-known member
Per sektorin e turizmit eshte nje katastrofe akoma me e madhe se termeti. Mezi po prisnim festat e Marsit per prenotime por ishin ne numra shume te uleta dhe besoj qe e njejta gje do te ndodhe edhe per Pashket.
 
Sa e morëm disi veten nga tërmeti dhe tani kjo. Për më tepër në këtë rast nuk ma merr mendja të kemi ndonjë dëmshpërblim apo ndihmë nga shteti për humbjet.
 
Top