Ide per kompani dixhitale qe mund te ecin ne Shqiperi

alkimisti

Well-known member
Kemi pare vitet e fundit qe ne bote kompani si Uber apo Netflix jane shenderruar ne kompani miliona dollareshe. Ndoshta ketu ne Shqiperi modele te tilla biznesi nuk do te funksiononin, por besoj se mund t'ia dalesh me idene e duhur per nje kompani dixhitale. Cilat jane ato ide qe mund te funksiononin specifikisht per tregun shqiptar?
 

$hrek

Active member
Duke qene se ke permendur Uber, besoj se eshte nje model qe mund te funksionoje edhe ne Shqiperi. Sidomos tani me problemet e mbylljes se sistemit publik te transportit. Por edhe ne nje periudhe normale, transporti publik ka probleme dhe te rinjte kane makina te cilat u kushtojne shume, keshtu qe do te ishte ide e mire te kishim nje Uber shqiptar.
 

name of the rose

Well-known member
Nëse marrim parasysh fenomenin e globalizimit, mund të themi që pothuajse çdo ide biznesi që funksionon në botë, është e mundur të funksionojë dhe këtu. Ndryshimi është që jemi treg shumë i vogël dhe nuk mund të pritet i njëjti sukses nga ana monetare. Një rrjet social si Facebook për shembull do të funksiononte shumë mirë, por me një popullësi disa milion banorëshe, nuk është se do të shëndërrohej dot në suksesin që ka Facebook-u i vërtetë.

Besoj se ideja është të bëhet diçka që ka funksionuar jashtë, por që për Shqipërinë nuk ka shërbim të tillë. Nuk mund të konkurrosh me një biznes si AirBnb, sepse një kompani e tillë ka tregun e vet në Shqipëri, por mund të krijosh diçka si Amazon apo Etsy, që të ofrosh shërbim të ngjashëm, por me kosto më të ulët duke qenë se nuk do të ketë kosto të madhe për shipping.
 

summer vibes

Well-known member
Besoj se ketu mungojne ose nuk jane shume efektive faqe ku mund te kerkosh produkte specifike. Per shembull nese do te kerkosh ku blihen apo merren me qera makina apo bicikleta. Duhet te kontrollosh faqe per faqe, nuk ke nje website ku mund t'i shohesh te gjitha dhe t'i krahasosh. I njejti koncept vlen per produkte te ndryshme, si per shembull mjete pune, libra, sherbime te ndryshme, etj.

Per pasurite e paluajtshme kemi disa faqe ku postohen njoftime, por asnjera nuk me duket ne nivelin e duhur. Besoj se do te funksiononte nje faqe real estate e ndertuar mire, ku mund te gjesh lehtesisht alternativa banimi apo per aktivitet biznesesh. Keto faqe qe jane, duket sikur jane frymezuar nga gazetat e dikurshme te njoftimeve dhe nuk jane pershtatur me kohen.
 

stark

Well-known member
Nëse marrim parasysh fenomenin e globalizimit, mund të themi që pothuajse çdo ide biznesi që funksionon në botë, është e mundur të funksionojë dhe këtu.
Nuk bie shume dakort me kete. Vetem para ca ditesh ishte mbyllur nje sherbim i transfertave online sepse kishte dale me humbje. Nuk e di nese problemi eshte qe shqiptaret nuk jane mesuar shume me dixhitalizimin apo qe keto produkte qe krijohen nuk jane ne nivelin e duhur.

Ideja eshte qe cfaredo qe te krijosh, ta besh ne menyren me te mire te mundshme dhe te sigurohesh edhe qe ta marketosh.
 

alkimisti

Well-known member
Nuk e di nese problemi eshte qe shqiptaret nuk jane mesuar shume me dixhitalizimin apo qe keto produkte qe krijohen nuk jane ne nivelin e duhur.
Besoj eshte kjo e dyta me teper. Nuk mund te them qe kam qene ndonjehere plotesisht i kenaqur nga sherbimi i nje kompanie dixhitale shqiptare. Ose nuk jane te thjeshta per t'u perdorur, ose nuk funksionojne mire dhe duhet te flasesh personalisht me ta qe te te zgjidhin nje problem.
 
Top