Ide për biznes, ku duhet të investoj?

hazelnut

Member
Kam vendosur të hap një biznes në Shqipëri, por nuk e di cila do të ishte një zgjedhje e mirë për tregun shqiptar.
Për çfarë shpenzojnë më shumë shqiptarët, ushqime apo veshje?
 

alkimisti

Well-known member
Per te dyja tregu eshte i mbingarkuar per mendimin tim. Mund te funksionoje vetem nese sjell dicka ndryshe qe nuk ndodhet tashme ne tregun shqiptar.
 

meri72

Well-known member
Gjej dicka per te cilen ke prirje, por qe edhe mund te funksionoje per tregun. Nuk mund te nisesh se cfare shpenzojne me teper shqiptaret.

Shqiptaret per shembull vdesin te rrine ne kafe, por nese nuk ke prirje per manaxhim ose ne pergjithesi per sektorin e sherbimeve, nuk do te te keshilloja t'i hyje biznesit te kafeneve.
 

Arben

Member
Mendoj se në botën e biznesit duhet të hysh për të sjellë diçka unike dhe normalisht dhe të nevojshme jo vetëm për jetën e shqiptarëve por të njeriut në përgjithësi. Edhe ushqimet edhe veshjet janë ide e mirë nëse i sjell në mënyrën tënde origjinale. Askush nuk do blejë te ti një këmishë që e gjen shumë lehtë te dyqani përballë shtëpisë
 
Top