I vetepunesuar me NIPT

alfred

New member
Pershendetje,

aktualisht jam i punesuar ne nje kompani ne Shqiperia, dhe ditet e fundit me ka ardhur nje ofert per te punuar direkt me kompani te huaj remote.
Kam degjuar qe ne keto raste duhet kaluar me NIPT pervec asajt qe kompania e jashtme do derdhi parate ne llogarine e biznesit por eshte me mire dhe per taksat.

Ndoshta nuk jam shume i sakt, sepse me te degjuar i kam keto.

Mundet ndonjeri qe ka informacion te me informoje cfare duhet te bej ne kete rast? Nese hap nipt si i vetpunesuar duhet gjithashtu te paguaj taksa si nje dyqan me nipt personal apo jo? Dhe keni ndonje njohuri sa jan taksat, flas ne pergjithesi sepse pasi te marr ndonje pergjigje nga ketu, do interesohem me specifikisht ne ndonje zyre kontabiliteti.

Faleminderit!
 
Taksat e bashkisë të shkojnë diku tek 8000 lekë varet edhe sipas zonës ku je. Por që nuk të vrasin shumë pasi paguhen vetëm një herë në vit.
Përveç taksave duhet të paguash edhe siguracionet, që janë çdo muaj.
 

jubei

Well-known member
Tani kohët e fundit ka ndryshuar llogaritja e taksave dhe kontributeve, por nëse i futesh kësaj pune dihet që do paguash ca lekë. E mira është që nuk janë dhe aq shumë për person fizik (normalisht varet dhe sa merr).

Por megjithatë me sa kam dëgjuar, ndoshta e kam dhe gabim, deri në 2.000.000 lekë të reja në vit mund të marrësh në mënyrë të ligjshme dhe si individ, pra pa regjistruar biznes.
 

Besion

New member
Pershendetje,

aktualisht jam i punesuar ne nje kompani ne Shqiperia, dhe ditet e fundit me ka ardhur nje ofert per te punuar direkt me kompani te huaj remote.
Kam degjuar qe ne keto raste duhet kaluar me NIPT pervec asajt qe kompania e jashtme do derdhi parate ne llogarine e biznesit por eshte me mire dhe per taksat.

Ndoshta nuk jam shume i sakt, sepse me te degjuar i kam keto.

Mundet ndonjeri qe ka informacion te me informoje cfare duhet te bej ne kete rast? Nese hap nipt si i vetpunesuar duhet gjithashtu te paguaj taksa si nje dyqan me nipt personal apo jo? Dhe keni ndonje njohuri sa jan taksat, flas ne pergjithesi sepse pasi te marr ndonje pergjigje nga ketu, do interesohem me specifikisht ne ndonje zyre kontabiliteti.

Faleminderit!
Nese hap niptin tend paguan vetem 15% Tatim mbi fitimin dhe taksa bashkie.Nese punesohesh paguan me shume sepse varet nga paga plus qe ne fund te vitit do tatohesh per dy punesim do plotsosh deklaraten DIVA.Me nipt mund te punosh ku te duash.
 
Top