I njejti vend pune, por cili qytet?

tom&gerri

Active member
Sapo u diplomova fitova nje vend pune ne nje kompani dhe me ofruan te punoj ne qytetin tim ose ne Tirane. Fillimisht mendova te qendroj ketu, sepse normalisht e njoh mire vendin, duket disi me e lehte te pershtatesh ne pune dhe kuptohet nuk shpenzoj per qera sepse jetoj me prinderit. Por nga ana tjeter ne Tirane mund te njoh me teper njerez, te krijoj nje networking me te gjere, te jem edhe me i pavarur duke nisur te jetoj vete.
Mendoni se ia vlen jetesa ne Tirane?
 

feline

Well-known member
Nëse rroga është e mirë dhe mund ta përballosh qeranë, them se më mirë të vish në Tiranë. Përgatitu që kostoja e jetesës do jetë shumë më e lartë dhe mund ta kesh të vështirë në fillim, por unë mendoj se ia vlen.
 

drenovari

Well-known member
Meqe sapo ke mbaruar shkollen, mendoj se me mire te qendrosh ne qytetin tend per te punuar per disa kohe meqe te eshte krijuar si mundesi. Ne kete menyre arrin te mbledhesh ca kursime dhe eksperience, qe do te te hyjne ne pune nese pas disa kohesh vendos te largohesh qe aty.
 

heisenber9

Well-known member
Sa planifikon te rrish ne ate vend pune dhe nese kerkon te rrish gjate ku mund te perparosh me shume profesionalisht, ne zyrat e tyre ne Tirane apo atje ku je? Pergjigja e ketyre pyetjeve eshte edhe pergjigja e pyetjes tende.
 
Top