Heqja nga puna

Drishti

Well-known member
Kur i lind e drejta nje punonjesi te te hedhe ne gjyq per heqjen nga puna? Behet fjale per kontrate pune me afat te pacaktuar
 

rashomon

Well-known member
Kur ai/ajo e mendon të padrejtë largimin nga puna. Më pas vendos gjykata nëse ishte i drejtë apo i padrejtë.
 

krista

Well-known member
Nëse nuk ke një shkak të fortë për të hequr në mënyrë të menjëhershme një punonjës, sigurohu që të respektosh afatet e njoftimit sipas vjetërsisë së punës.
 

krista

Well-known member
Gjithsesi ka disa shkaqe kryesore:
Zgjidhja e kontratës nga punëdhënësi, konsiderohet pa shkaqe të arsyeshme kur:

  • punëmarrësi ka pretendime që rrjedhin nga kontrata e punës;
  • punëmarrësi ka përmbushur një detyrim ligjor;
  • bëhet për motive të pandashme nga personaliteti i punëmarrësit, por që nuk kanë lidhje legjitime me raportet e punës. Konsiderohen si motive të tilla raca, ngjyra, seksi, mosha, gjendja civile, detyrimet familjare, shtatzania, besimi fetar, bindjet politike, kombësia, gjendja shoqërore;
  • për motive që lidhen me ushtrimin nga punëmarrësi, të një të drejte kushtetuese, por që nuk sjell shkeljen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e punës;
  • bëhet për motive të anëtarësimit ose jo të punëmarrësit në sindikatë të krijuar në bazë të ligjit ose për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtari sindikale në bazë të ligjit.
Lexo për më tepër këtu
 

rashomon

Well-known member
@Drishti Do të të këshilloja të mos i çoje punët deri në gjykatë sepse nuk do të krijohej një klimë e mirë në punë me punonjësit e tjerë. Nëse ke vendosur të pushosh një punonjës, mundohu të ndahesh me mirëkuptim
 

Elis Regina

Active member
Te dyja paleve u lind e drejta te hedhin njeri tjetrin ne gjyq, nese jane shkelur te drejtat e kontrates. Edhe po nuk paten kontrate, zbatohet kodi i punes. Se pak a shume copy/paste kodin e punes ka kontrata e punes. Puna eshte qe shumica e punemarresve dhe e punedhenesve as e kane iden ca thote kodi i puns.

Por kriteret kryesore jane mosrespektimi i afateve nga te dyja palet, mos respektimi i procedurave te shkarkimit ose largimit, dhe ndonje shkelje rregullore e rende.

Nuk besoj shume se punonjesit do perfitonin ne shumicen e rasteve nese do hidhnin ne gjyq kompanine sepse ne pergjithesi kontratat, jo vetem ne rastin e punesimit, behen per te mbrojtur ate qe leshon kontraten. Duhet te behet ndonje shkeleje shume e paster qe te perfitohet.
 
Top