Gabim në derdhjen e rrogës

understudy

Well-known member
Kur tërhoqa rrogën nga llogaria bankare herën e fundit, vura re se këtë muaj kisha dyfishin e rrogës së zakonshme. Jam e bindur që është bërë ndonjë gabim, sepse nuk kam marë njoftim për rritje rroge. Duhet ta raportoj këtë apo të bëj sikur nuk di gjë? Ka ligje për situata si kjo?
 

krista

Well-known member
Do të të këshilloja ta raportoje. Edhe sikur të mos jetë kundër ligjit, do të bësh figurë të keqe nëse merret vesh. Dhe është e sigurt që do të merret vesh herët apo vonë.
 

alkimisti

Well-known member
Mbaji po mos i prish, qe nese e kuptojne t'ua kthesh. Nuk eshte se ke ndonje pergjegjesi per t'i kthyer, mjafton t'u thuash qe nuk e kishe vene re, nga ta dine ata sa here e kontrollon llogarine bankare ti.
 

oaky

Well-known member
Mos harro qe mund te jete edhe provokim, me ka ndodhur mua nje here. Sidomos nese puna jote ka te beje me manaxhimin e parave, do te te thoja te tregoheshe sa me korrekt. Nuk e di sa e ke rrogen po nuk ia vlen gjithsesi nje rroge muaji sa reputacioni yt
 

mandala

Well-known member
@ alkimisti ja nga mund ta dinë, mjaftojnë t'i kërkojnë një dokument të veprimeve bankare. Gjithsesi, nuk ma merr mendja që mund t'i nxjerrin ndonjë problem ligjor por nuk është aspak etike ajo që këshillon ti
Te gjithe bejme gjera qe mund te cilesohen joetike dhe fundja ne kete rast nuk eshte faji i punonjesit.
 
U ndryshua për herë të fundit:

feline

Well-known member
Ka vende ku ne raste te tilla nese i merr parate si te tuat mund te quhet vjedhje, por ne Shqiperi nuk di te kete ndonje penalizim per kete. Nese nuk eshte kunder natyres tende, nuk ka pse te mos i mbash ;)
 
Top