Furnizimi

Waldo

Well-known member
Për të blerë pajisje për mjedisin e punës apo mallra për shitje shkoni jashtë apo në tregun vendas? Si mendoni se është më mirë? Kam dëgjuar shumë tregtarë që thonë se furnizohen nga Italia, Turqia, Gjermania për gjëra që mund të blihen edhe këtu.
 

drenovari

Well-known member
Nëse bëhet fjalë për të blerë me shumicë më mirë të bëhet pazar jashtë, andej nga vijnë ato që shiten këtu.
 

feline

Well-known member
Tani është mundësia të blesh edhe online pa lëvizur nga shtëpia. Pse të shkosh në një shtet tjetër për këtë punë?
 

oaky

Well-known member
Per sa kohe nuk eshte produkt i prodhuar ne vend,nga eksperienca ime, me lire eshte te shkosh t'i marresh vete jashte. Kurse te keto blerjet online nuk kam shume besim.
 

understudy

Well-known member
Tani është mundësia të blesh edhe online pa lëvizur nga shtëpia. Pse të shkosh në një shtet tjetër për këtë punë?
Pajtohem me @oaky. Nuk është fjala të blesh diçka për përdorim personal, por që të jesh i sigurt në cilësinë e asaj që ke blerë, sepse në të kundërt kostoja mund të jetë shumë më e lartë.
 

feline

Well-known member
Ne internet ka faqe te besueshme ku mund te blesh i sigurt. E njejta gje nese blen jashte, duhet te gjesh vendin e duhur me cmim te arsyeshem. Mua me duket me e veshtire kjo e dyta. Te pakten te ne eshte kjo praktika e te berit pazar per uljen e cmimit, qe nuk besoj se funksionon ne nje vend te huaj.
 
Top