Furnitorët sjellin mall të dëmtuar

krista

Well-known member
Unë kam një biznes lulesh dhe pata një problem me furnitorët para disa kohësh. Lulet që më sollën ishin të dëmtuara dhe të papërdorshme për eventin që kisha marrë porosi. Duke qenë se klienti ishte shumë i rëndësishëm, bleva lulet diku tjetër por me çmim shumë të shtrenjtë. Furnitorin e parë normalisht nuk e pagova sepse më prishi shumë punë dhe rrezikova të humbja një klient. Por, tani po më kërkojnë të jap gjysmën e pagesës,ndërkohë që për mendimin tim më detyrohen ata një dëmshpërblim. Mendoni se duhet thjesht t'ua injoroj kërkesën apo mund të kem ndonjë pasojë nëse nuk e sqarojmë situatën?
 

alkimisti

Well-known member
Nese nuk ke nje kontrate qe te sqaron se cfare duhet bere ne kete situate, lere mos i paguaj dhe mos i kontakto me
 

Blue Eye Resort

Well-known member
Nuk do të ta këshilloja të kishe marrëdhënie të këqija me furnitorët sepse në biznesin tënd varesh shumë nga ata. Edhe sikur të kesh shumë furnitorë të tjerë duhet të kujdesesh për imazhin tënd si kliente. Do të thoja që të bisedoje ballë për ballë me ta dhe të sqaroheni. Më pas nëse do mund të mos i marrësh më por të paktën mos lejo që t'u thonë furnitorëve të tjerë që ti je një kliente që nuk paguan
 

kafkaesque

Well-known member
Më mirë sqarohu si duhet. Meqë ai kërkon gjysmën, ti mund t'i kërkosh ulje në dërgesën tjetër. Në biznes është i rëndsishëm reputacioni
 

oaky

Well-known member
Jo, sqarohu me furnitorin dhe here tjeter sigurohu te kesh kontrate qe te te mos ndodhe situate e tille qe lind konflikt. Nuk mund te varesh thjesht nga fjalet e njerezve ditet e sotme, duhet ta kesh te shkruar ne leter
 
Top