Fiskalizimi risitë dhe problemet

ENTERCOM

ENTERCOM DIGITAL AGENCY
Cilat janë risitë që keni hasur dhe njëkohësisht problemet qe keni hasur qoftë në përdorim apo në funksionim, a jeni të kënaqur me sistemet që keni, a jeni dakort për përdorimin apo përshtatjen e kasave të vjetra me skriptin e ri, çfarë mendoni për mbarvajtjen e mëtejshme të kësaj situate?
Ndani mendimet tuaja në lidhje me fiskalizimin...
 
krista

Well-known member
Ne fillim ishte e veshtire, besoj si cdo gje e re qe perdor per here te pare. Une e pata pak te veshtire sa mesova si funksiononte programi, ndersa tani cdo gje duket ok. E vetmja gje qe nuk me pelqen eshte kostoja qe ka, pasi eshte ngarkese shtese per bizneset, sidomos per bizneset e vogla.
 
oaky

Well-known member
Nese ne momentin qe do fillonte fiskalizimi cdo gje do funksiononte ne rregull, nga ana e shtetit dhe e kompanive qe shisnin sistemet e fiskalizimit, atehere mendoj qe do ishte me lehte edhe per ne. Por nderkohe hyne ne fuqi fiskalizimi paguan edhe per te, dhe dalin probleme nga me te ndryshmet sme duket normale. Le ta testonin njehere vete pastaj te na detyronin ne.
 
stark

Well-known member
Nisëm që duhet të merrej që më përpara. Na ka lehtësuar punë me faturat, tani nuk humbet më kohë duke i marrë apo dorëzuar ato.
 
Anisa

Well-known member
Mendoj se si çdo gjë e re, në fillim ka shumë diskutime, pakënaqësi, problematika, mendime pozitive, mendime negative, etj. E rëndësishme është që ti përshtatemi sa më mirë ndryshimeve dhe të ecim përpara me risitë e reja. Dihet se duke qënë ndryshim i madh ka shumë punë, por unë besoj se pas disa kohësh të gjithë do jemi të kënaqur.
 
$hrek

Well-known member
Kompanit qe ofrojne sistemet e fiskalizimit lene shume per te deshiruar. Te pa organizuar sic duhet, shume gjera mungojne dhe per te bere nje veprim te thjeshte duhet ti bjesh shume gjate. Kemi kaq muaj pune dhe akoma kane nevoje per permiresim.
 
Unknown

Me sa kam kuptuar jane të pakta kompanitë qe kane bere diçka per kete pune, pjesa me e madhe kane blere nje software, personalizuar me logo dhe ngjyra dhe e shesin, te kapin sa te kapin...
 
jubei

Ka shumë shanse. Kompanitë në Shqipëri nuk dinë të programojnë besoj. Çdo gjë me Wordpress bëhet (dmth templates).
 
Unknown

Well-known member
Ka shumë shanse. Kompanitë në Shqipëri nuk dinë të programojnë besoj. Çdo gjë me Wordpress bëhet (dmth templates).
Sjane me WordPress, fiskalizimi sbehet me template dhe ne fakt kompanite ne Shqipëri dine te programojne shume mire, por kane kapur rastin dhe kane perdorur programe te gateshme pjesa me e madhe.
 
jubei

Well-known member
Nuk them që janë këto sisteme me WordPress, por them që nëse shumica e kompanive punojnë me templates, atëherë normale që e kanë të vështirë të ndërtojnë gjëra vetë nga fillimi.

Për sa dinë kompanitë shqiptare të programojnë mirë, kam dyshime.
 
Top