Faturat e energjise elektrike

CoCo

Well-known member
Kam qene nder te parat qe aplikova ne banke qe pagesa e fatures se energjise elektrike te behej automatikisht. Pas disa muajsh me erdhi nje goxha kamate sepse banka nuk e paguante ne kohe faturen. Nuk mora asnje demshperblim dhe madje as me kerkuan falje nga banka. Fatmiresisht, ishte vetem pagesa per shtepine dhe jo per biznesin.

Qe atehere shkoj i paguaj vete faturat, per secilin nga ambientet e biznesit. Eshte nje pune qe me ze nje ose dy dite kohe ne muaj, dhe shpeshhere behet e bezdisshme se mund te jem jashte shtetit dhe duhet t'ia le dikujt tjeter ose harroj fare t'i paguaj. Do te me zgjidhte shume pune nese do te kalonin automatikisht nga llogaria e biznesit ne banke po kam frike mos paguaj prape kamate. Me thone qe keto vitet e fundit nuk ka ndodhur me si problem por nuk jam shume e sigurt.

E keshilloni t'ia le bankes pagesen e faturave?
 
Nuk kam dëgjuar të tjerë të ankohen për këtë problem dhe besoj se nuk përbën më shqetësim pasi ju mund ta kontrolloni direkt nëse pagesa është bërë apo jo. Duhet të rregjistrohesh http://oshee.al/online dhe pasi bënë pagesën kontrollon statusin e faturës.
Unë jua këshilloj sepse siç e thatë edhe vetë të zgjidh shumë punë.
 

ervin89

Active member
Mund te kete ndodhur kjo qe thua sepse nuk ke patur mjaftueshem para ne banke sa per te paguar faturen. Nese nuk eshte ky shkaku, nuk di cte them. Ndoshta me mire ta besh pagesen fizikisht.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Nuk kemi patur kështu problemesh. Siç u përmend më sipër, mund ta kontrollosh pagesën pa lëvizur nga vendi. Plus që mund ta bësh edhe online por manualisht nëse nuk gabohem.
 
Kam qene nder te parat qe aplikova ne banke qe pagesa e fatures se energjise elektrike te behej automatikisht. Pas disa muajsh me erdhi nje goxha kamate sepse banka nuk e paguante ne kohe faturen. Nuk mora asnje demshperblim dhe madje as me kerkuan falje nga banka. Fatmiresisht, ishte vetem pagesa per shtepine dhe jo per biznesin.

Qe atehere shkoj i paguaj vete faturat, per secilin nga ambientet e biznesit. Eshte nje pune qe me ze nje ose dy dite kohe ne muaj, dhe shpeshhere behet e bezdisshme se mund te jem jashte shtetit dhe duhet t'ia le dikujt tjeter ose harroj fare t'i paguaj. Do te me zgjidhte shume pune nese do te kalonin automatikisht nga llogaria e biznesit ne banke po kam frike mos paguaj prape kamate. Me thone qe keto vitet e fundit nuk ka ndodhur me si problem por nuk jam shume e sigurt.

E keshilloni t'ia le bankes pagesen e faturave?
Me aq sa di une pagesat e faturave mund te behen dhe online nga portali e-albania dhe mund te kontrollosh aty nese jane kryer pagesat apo jo
 
Top