Fatura online ne vend te kasave fiskale

meri72

Well-known member
Cfare mendoni per nismen me te re te qeverise per te zevendesuar kasat fiskale me nje program kompjuterik? Mua vete nuk me pelqen qe nje ligj ndryshon cdo dy vjet. Sapo ishte krijuar kultura e perdorimit te kasave fiskale dhe tani ndryshohet metode, per me teper shtohet kostoja e blerjes se programit.
 

feline

Well-known member
Skur është vetëm për ato me xhiro të madhe, po edhe sikur të jetë për të gjithë nuk shoh asgjë të keqe. Jemi në epokën ku çdo faturë mund ta marrësh online, pse të mos përfshihet edhe këtu? Nuk mendoj se do ketë ndonjë kosto e madhe kjo metodë, fundja ti koston e ke edhe me kasë.
 

Blue Eye Resort

Well-known member
Edhe mua s'më duket ide e keqe, tani çdo gjë online është, por jam dakort me @meri72 që qeveria ndryshon ligjin sa herë që sheh që nuk po funksionon, në vend që të marrë masat për ta bërë të funksionojë. Ose ta kishte parashikuar më përpara që sistemi online është më i mirë
 

feline

Well-known member
qeveria ndryshon ligjin sa herë që sheh që nuk po funksionon, në vend që të marrë masat për ta bërë të funksionojë.
Nuk dua të bëj avokatin e qeverisë, por ndoshta kjo është mënyra e tyre për ta bërë të funksionojë. Efekti i kasave fiskale e pamë sa zgjati. Nisi me shumë bujë dhe pastaj u kthyem prapë në zero.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Ma merr mendja që ka më tepër të bëjë me regjistrimin e menjëhershëm të çdo veprimi. Me kasa kjo ishte më e vështirë, ndërsa tani do hakohet më lehtë :p
 

Anisa

Well-known member
Meqënëse janë bërë disa muaj tani që përdorim sistemin e fiksalizimit, mendoj që është një ndryshim që ja vlen. Përveç pjesës së fillimit që është pak e vështirë sa të mësohesh, tani çdo gjë është më e lehtë.
 
Top