Farmacite online. Amazon fillon shitjen e ilaceve me recete

CoCo

Well-known member
Pandemia i sic duket i ka dhene nje shtyse te mire Amazonit per te filluar tashme shitjen e ilaceve online. Amazon nepermjet farmacise online, ka nisur nje epoke te re per shitjet me recete, te ilaceve. Si mendoni do ndikoj kjo edhe ne tregun tone?
 

jubei

Well-known member
Nuk ka asgjë të re këtu pasi ilaçet janë shitur online që vite më parë. Me recetë dhe pa recetë.
 
Në Shqipëri ligji e ndalon shitjen online të barnave, duke përcaktuar si destinacion të vetëm farmacinë.
"Ndalohet tregtimi në distancë (tregtimi në rrugë elektronike), i barnave për përdorim njerëzor, të cilat përshkruhen në recetën
mjekësore.
"

Nëse thoni se ilaçet janë shitur me kohë online, atëherë i bije që kjo është bërë në mënyrë të jashtëligjshme.
 

jubei

Well-known member
Besoj se je ngatërruar. Kjo thotë që nuk mund ti shesësh, jo që nuk mund ti blesh. Amazon nuk shet nga Shqipëria (nuk ka Amazon në Shqipëri) kështu që ky ligj nuk e prek. E njëjta vlen për këdo që shet barna online nga jashtë shtetit.
 

name of the rose

Well-known member
Mendoj se pyetja ka qenë nëse në të ardhmen do të lejohet e njëjta gjë edhe në Shqipëri? Kam idenë që me kalimin e viteve do të ndryshojnë ligjet edhe këtu, por besoj se do të dojë disa kohë mirë që të ndodhë kjo.
 

jubei

Well-known member
Besoj se shitja e barnave online në Shqipëri do vazhdojë të jetë e ndaluar deri sa ti kalojë nga mendja ndonjërit mik të ngushtë të pushtetit që të shesë ilaçe online. ;)
 
Top