Falimentimi dhe shitja e biznesit

heisenber9

Well-known member
Nëse jeni sipërmarrës i një biznesi të vogël dhe nuk keni arritur të shihni frytet e punës, do mendoni ta shisni edhe nëse ka potencial?
 

understudy

Well-known member
Nëse ka potencial, përse nuk ka sukses atëherë? Për më tepër kush do ta blinte një biznes të pasuksesshëm?
 

Piknik te Lana

Well-known member
Nëse ka potencial, përse nuk ka sukses atëherë? Për më tepër kush do ta blinte një biznes të pasuksesshëm?
Kam një lokal te lagja, e kishte njëri para 2 vitesh pa shumë sukses. Iku ai, e mori një tjetër, tani është plot tër kohën. Potenciali varet edhe nga lloji i biznesit.

Për sa i përket pyetjes, ajo që do bëja në rast se biznesi nuk ecën mirë varet nga objektivat që kisha kur e hapa. Nëse fitoj një rrogë mesatare, quhet sukses për biznesin apo jo? Plus që duhet marrë parasysh edhe afati kohor, që nuk na u përmend.
 

drenovari

Well-known member
Po, ne fillim kur ende nuk me shperblehej mundimi i bere. Por pastaj kujtoja qe ajo qe me priste ishte kerkimi per pune dhe ngaqe nuk me pelqen te jem i punesuari i dikujt tjeter, nuk e lashe kurre biznesin.
 

alkimisti

Well-known member
Varet shume nga situata besoj. Nese ne kete moment qe je, prisje te kishe shume te ardhura dhe nuk i ke shiko nese ke ndonje gje ne dore per te ndryshuar. Nese situata duket e pashprese, dhe nuk ke asnje ide per ta ndryshuar, atehere mendo ta shesesh.
 

heisenber9

Well-known member
Po, ne fillim kur ende nuk me shperblehej mundimi i bere. Por pastaj kujtoja qe ajo qe me priste ishte kerkimi per pune dhe ngaqe nuk me pelqen te jem i punesuari i dikujt tjeter, nuk e lashe kurre biznesin.
Në fakt 70% e bizneseve falimentojnë brenda 10 viteve, kështu që nuk është e pazakontë edhe nëse nuk jemi domosdomshërisht në periudhë krize.
https://www.entrepreneur.com/article/299522
 
Top