Emri i website-it

drenovari

Well-known member
Mendova qe te bej nje website per te promovuar biznesin tim, por zbulova qe ekziston nje faqe tjeter me emer te ngjashem me vetem nje shkronje ndryshe. Pyetja ime eshte nese perben shkelje nese e regjistroj me kete emer.
 

rashomon

Well-known member
Nëse biznesi tjetër nuk e ka të patentuar emrin dhe nëse domain-i është i lirë nuk besoj të jetë problem. Gjithsesi nëse operoni në të njëjtën fushë, dmth nëse përdorimi i një emri të ngjashëm mund të ngatërrojë klientët që nuk e dinë cili është i yti, nuk do të ta këshilloja.
 
Jo nuk përbën shkelje sepse pavarësisht se është i ngjashëm nuk është i njëjti emër. Sipas rregullores për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domain-eve, ke të drejtë të zgjedhësh si emër domain-i çdo lloj emri që dëshiron, përveçse atyre emrave që bëjnë pjesë në listën e emrave të ndaluar apo të rezervuar dhe të atyre që janë regjistruar më parë nga subjekte të tjerë. Gjithsesi në momentin që emri i kërkuar nuk lejohet të përdoret autoriteti përgjegjës të refuzon kërkesën.
 

Poshnjari

Member
Pra si eshte referuar edhe me larte nese domain eshte i lire mund ta regjistrosh pa asnje problem. Edhe aq me teper kur e ke me emrin e bisnezit.
 
Top