Email-et SPAM

stark

Well-known member
Kam nje problem shume te madh me mbushjen e inbox-it me email-e spam. Kam bere dikur gabimin qe perdora te njejtin email, si per pune, ashtu edhe per perdorim personal. Tani, sa here hap email-in per pune, duhet te rri duke eliminuar email-et me reklama dhe ftesa dhe nganjehere me humbin nga syte email-et e rendesishme.

Edhe pse bej Mark as Spam ose Unsubscribe, vazhdojne te me vijne email-e nga i njejti vend. Madje nganjehere edhe u shkruaj qe te me fshijne adresen nga lista e email-eve qe kane, por prape pa sukses. Kam vene re qe shumica e email-eve me vijne nga nje kompani e caktuar qe e ka adresen time, duke qene se kam aplikuar dikur per pune atje.

Adresen e email-it nuk mund ta ndryshoj se me duhet per pune. A ka ndonje menyre tjeter si t'i bllokoj?
 

rashomon

Well-known member
Hap një adresë tjetër për punë më mirë, dhe fillo kaloji hap pas hapi kontaktet te adresa e re. Kompanisë që të spamon, shkruaji direkt te adresa e tyre zyrtare, jo duke iu përgjigjur email-it që të kanë dërguar, sepse me shumë mundësi nuk i lexojnë fare. Mos u bëj Unsubscribe, sepse thjesht po u konfirmon që ke adresë aktive dhe do vazhdojnë të të dërgojnë email-e me adresë tjetër. Thjesht bëju Mark as Spam.
 

summer vibes

Well-known member
Dhe une do te te keshilloja qe ketej e tutje te perdorje adrese tjeter. Ndoshta ne fillim do te ngaterrohesh me dy adresa, por me mire se sa te hapesh email-in dhe te mos gjesh email-et e rendesishme.
 
Top