Email-et phishing

rashomon

Well-known member
Vazhdimisht në email-in e punës marr email-e phishing.
A ka ndonjë mënyrë për ti bllokuar?
Po të zakonshmet, një software i mirë antivirus për shembull.
Gjithashtu mos hap email-e nga dërgues të dyshimtë, sigurohu që je në faqen e duhur sa herë që vendos online password-e apo të dhëna të tjera personale, shiko nëse site-i ku je është https dhe me shenjën e kyçit.
 

rashomon

Well-known member
Mashtrimet e phishing-it në email kryhen në internet nga hacker-a dhe kriminelë të vjedhjes së identitetit. Ata përdorin spam dhe faqe të rreme të ndërtuara për t'u dukur identike me faqet e vërteta, për të mashtruar në shpërndarjen e informacioneve personale, si fjalëkalimet e llogarisë bankare dhe numrat e kartave të kreditit.

Për shembull, mund të vijë një email që duket sikur ka ardhur nga banka juaj dhe ju kërkon të rivendosni fjalëkalimin e llogarisë. Nëse nuk je i vëmendshëm, nuk arrin të dallosh që nuk është një email zyrtar i bankës dhe shkruan fjalëkalimin në faqen ku të dërgon email-i phishing. Kështu arrijnë të të marrin fjalëkalimin tuaj.
 
Top