Efektet e rritjes së pagës minimale

mandala

Well-known member
Rritja e fundit e rritjes së pagës minimale është bërë në fillim të vitit dhe duket sikur ndihmon punonjësit me paga të ulëta, po sa efekt pozitiv ka realisht duke qenë se nga ana tjetër dëmton biznesin?
 

heisenber9

Well-known member
Për ata që punojnë në shtet çdo rritje rroge që bëhet nuk ka ndonjë efekt negativ, po për ata që punojnë në këto ndërmarrjet fasone psh e gjithë kostoja i bie biznesit. Kjo në një kohë që euro është zhvlerësuar në krahasim me lekun, pra edhe fitimet e tyre kanë rënë.
 

mandala

Well-known member
Nuk është se po u qaj hallin fasonëve, se për për punën që bëhet këtu do paguanin 10fish në Itali, nga vijnë kryesisht pronarët e tyre. Po gjithsesi nuk jam për rritje të pagës minimale. Nuk besoj se funksionon. Punonjësi ndihmohet më mirë duke ndihmuar biznesin.
 

tom&gerri

Active member
Po nuk pati njefare kontrolli dhe nje dysheme nga shteti nuk mund te pritet vetem nga biznesi qe te rriten rrogat. Pastaj 2000 lek sikur eshte rritur, jo 20000. Nuk eshte aq alarmante besoj.
 
Top