E diela pa makina

alkimisti

Well-known member
Cfare mendoni per nismen me te re te kryeministrit, qe te dielave te mos lejohet qarkullimi i makinave? Pse pikerisht tani u kujtuam te mbrojme mjedisin te dielave?

Ndalimi total i makinave nuk eshte zgjidhje dhe thjesht do te shkaktoje stres dhe me shume rremuje. Nje dite ne vit kemi dite pa makina dhe behet nami, ka me shume trafik se zakonisht dhe eshte nje nder ditet me stresuese. Pastaj, po ata qe punojne te dielave, si i behet? Nese duam te mbrojme mjedisin, ka menyra me te mira. Te rritet cilesia e karburanteve, te hiqen makinat e vjetra, te shtohen korsite e bicikletave, etj.

Per mendimin tim, nuk ma merr mendja qe do te zbatohet, per shkak se eshte nje vendim ekstrem dhe i kote, po edhe thjesht propozimi me duket ofendues.
 

krista

Well-known member
Pervec se nje vendim ekstrem, eshte edhe i padrejte sepse do te preke vetem njerezit e thjeshte. Sic e pame edhe gjate ketyre javeve, VIP-at dhe personat me njohje kane levizur ku kane dashur dhe vetem ne te tjeret jemi izoluar. Nuk eshte menduar as per turizmin ditor ne qytetet e vogla, sepse ose do te shkosh diku per te ndenjur tere fundjaven dhe te kthehesh te henen, ose nuk do te ikesh fare. Me duket se po e marrin si vendim qe t'i kene plazhet bosh per veten e tyre, se shpjegim logjik nuk gjej.
 

$hrek

Active member
Më gjë pa kuptim. Kishim më përpara 3 veta në ditë të infektuar, dhe nuk na linin as të nxirrnim këmbën jashtë. Kemi tani 20 në ditë dhe vazhdon hapur gjithçka. Hapen shkollat, po nuk hapet transporti, se si supozohet të vijnë njerëzit nuk e marr vesh. Çuditërisht, virusi është i rrezikshëm vetëm në fundjavë. Më duket një seri vendimesh pa lidhje.
 
Top