Dyqanet Duty Free ne dogana

oaky

Well-known member
Po merret nje nisme per te rikthyer dyqanet pa taksa ne pikat doganore te Shqiperise, qe me perpara jane mbyllur per shkak se bizneset shmangnin tatimet ne kete menyre. Mendoni qe kjo eshte nje rruge e gabuar duke patur parasysh gjendjen e buxhetit te shtetit apo do t'i jape zhvillim biznesit shqiptar?
 

krista

Well-known member
Me duket si nje menyre qe disa biznese te perfitojne ne menyre kolosale. Zhvillimi qe thua ti ka per te qene vetem per ato biznese qe do te marrin lejen per te patur nje Duty Free Shop dhe ekonomia ne pergjithesi sdo te kete ndonje ndikim pozitiv duke qene se nuk do te derdhet ndonje takse ne buxhetin e shtetit. Me duket nje menyre tjeter per te legjitimuar korrupsionin.
 

heisenber9

Well-known member
Është ende në formë drafti dhe shpresojmë të mos miratohet. Të gjithë e dimë si funksonon në këto raste. Dikush do fitojë tenderin për këto dyqane, në një kohë që edhe dyqanet në Rinas janë bërë së fundmi objekt diskutimi mes qeverisë, sistemit gjyqësor dhe ambasadës e investitorëve amerikanë.
I humbur në këtë mes del vetëm qytetari i thjeshtë.
 

drenovari

Well-known member
Eshte e habitshme qe buxhet te mjaftueshem nuk kemi, por qeveria ka luksin te nxjerre vendime te tilla. Do ta justifikoja disi nese atje do ishin biznese te vegjel, por dyshoj shume qe ka per te qene keshtu.
 
Top