Dreka ne pune

summer vibes

Well-known member
Si e keni zgjidhur ceshtjen e drekes qe konsumoni ne pune? Une, bashke me koleget, kemi pothuajse perdite te njejtim problem: ku do te hame sot? Deri tani fast-food-et kane qene zgjidhja por nuk na pelqejne me, per me teper nuk jane te shendetshme. Mensat i kemi larg dhe nuk del koha per te shkuar atje. Provova te lidhesha me dike qe ofron sherbime catering, qe te na i pergatiste ushqimet dhe te na i sillte, por cmimet ishin shume te shtrenjta. Cfare sugjeroni si zgjidhje?
 

understudy

Well-known member
Nese jeni nje grup kolegesh nuk mendoj se shkon shtrenjte sherbimi catering, sepse paguajne te gjithe. Mundesi tjeter eshte edhe qe ta beni me radhe vajtjen ne mense ose te shkoje dikush qe ka mjet transporti (biciklete, makine, motorr) dhe te beje porosite per te tere varesisht nga numri i stafit qe jeni.
 
Zgjidhja më e mirë është buka me vete. Ushqehesh shëndetshëm, pa shumë kosto dhe pa merakun se si është gatuar. Gjithashtu nuk detyrohesh të hash pothuajse gjithmonë të njëjtin ushqim.
 
Top