Domain-i që dua është i zënë

$hrek

Active member
Kam nevojë të blej një domain por emri që dua është i zënë. Bëra një research të vogël, dhe pashë personi që ka domain-in, e përdor për një website që nuk bën shitje, më duket se e ka thjesht për hobi.

Për mua është shumë e rëndësishme të kem pikërisht atë emër, dhe jam i gatshëm të paguaj, por kam hall se mos përfitojnë dhe kërkojnë më shumë seç duhet. Kam gjetur disa forma kontakti, dhe do t'i shkruaj për t'i bërë një ofertë. Nëse ia shpjegoj tamam se pse e kam të rëndësishme, mund të më kërkojë një çmim shumë të lartë, por nëse i them vetëm që po kërkoj të blej emrin e domain-it, mund të mos më kthejë përgjigje fare.

Cila është mënyra më e mirë për ta kontaktuar, që t'i jap të kuptojë që është një ofertë serioze, por mos të dukem shumë i dëshpëruar?
 

rashomon

Well-known member
Duke qenë se po i kërkon emrin e domain-it merret vesh që je në hall dhe të duhet. Vër një çmim të përafërt oferte dhe thuaj që je i gatshëm ta negociosh, mos ia lër personit tjetër të caktojë çmimin e parë.

Dhe do të të këshilloja mos t'i thoje gjëra të tipit "ty nuk të duhet se s'po shet gjë, ma jep mua më mirë". Ka shumë njerëz që kanë dhe emra kot domain-esh dhe i mbajnë për t'i shitur.
 

jubei

Well-known member
Kjo "e negociushme" më duket gjëja më kot. Dmth sikur ti thuash po të them 5 por jam gati të jap 10. Nuk ka kuptim.

Domaini në vetëvete nuk ka vlerë. Vlera e një domaini është sa është i gatshëm të paguajë ai që do ta blejë.
 
Top