Domain .com apo .al?

Zanzibar

Well-known member
Per nje website qe i drejtohet me teper personave nga Shqiperia e kuptoj qe .al eshte me i pershtatshem, por nga ana tjeter .com duket me gjitheperfshires edhe per shqiptaret jashte. Si mendoni?
 

rashomon

Well-known member
Nëse po targeton një audiencë që jeton jashtë Shqipërisë, do të të këshilloja .com .

Nga ana tjetër, ndihmon edhe në reklamimin e faqes, sepse njerëzit kur nuk mbajnë mend extension-in (.com, .al apo .org, etj) vënë shumicën e kohës .com .
 

Waldo

Well-known member
Mua me duket shume e thjeshte. Do zgjidhja .com dhe gjithashtu aty te shkonte edhe dikush qe kerkon me .al, pra te besh nje redirect. Faqet me te medha me duket qe jane gjithmone .com me pak perjashtime, por varet edhe cfare tregu po synohet.
 

alkimisti

Well-known member
Nuk me duket domosdoshmerisht e nevojshme te jete .com, sidomos qe mezi i gjen te lira emrat e domain-eve kur jane me .com. Madje them se mund te ngaterroje njerezit kur e shohin qe eshte .com, do te mendojne qe nuk eshte website shqiptar.

Dhe meqe jemi te domain-et, nderkohe qe ne ketu diskutojme .com apo .al, faqja e AKEP-it nuk hapet fare 😓
 

Piknik te Lana

Well-known member
Një gjë tjetër që duhet marrë parasysh, ndoshta gjëja më e rëndësishme, është që zonat rregullohen nga ligjet e shtetit të kompanisë që lëshon domainet në atë zonë. Dmth:

.al => AKEP => Shqipëri
.com => VeriSign => SHBA

Kështu që nëse e ke domainin .com dhe ke një çështje ligjore, i bie që duhet të shkosh në Amerikë! Nuk e di nëse ka ndonjë mënyrë që të bëhet dhe nga larg.
 

Drishti

Well-known member
Per nje website qe i drejtohet me teper personave nga Shqiperia e kuptoj qe .al eshte me i pershtatshem, por nga ana tjeter .com duket me gjitheperfshires edhe per shqiptaret jashte. Si mendoni?
Po edhe shqiptaret qe jane jashte, nese e dine qe po hapin nje faqe shqiptare, presin qe te jete .al. Gjithsesi ti kontrolloje njehere nese emri i domain-it qe do eshte i lire me .com sepse sic thote @alkimisti shumicen e kohes jane te zene.
 
Top