Diskutimi i pages ne interviste pune

tom&gerri

Active member
Eshte pyetje qe behet pothuajse ne cdo interviste pune, por cila thoni qe eshte pergjigja e duhur? Nga njera ane mund te jesh shume i pershtatshem per ate vend pune, por sa gjasa ka te punesohesh nese nuk bie dakord me pagen e propozuar? Ne nje rast te tille a arrihet gje duke "negociuar" apo punemarresi e ka caktuar tashme sa do te paguaje?
 
Është tmerrësisht e rëndësishme të hysh në intervistë me një ide të qartë të vlerës që ti ofron. Nëse mendon se intervistuesi di më shumë se ti rreth vetes tënde, bie pre e një rroge qesharake. Gjithashtu më habisin personat që nuk negociojnë apo që e nisin diskutimin me një numër të ulët apo mesatar. Paga e parë është testim, ose e lartë nga ti ose e ulët nga punëdhënesi. Është detyra jote ta afrosh tek shifrat ideale. Nëse nuk gjendet një pikë e përbashkët duke negociuar, falenderoji për kohën që të kushtuan dhe kërko një kompani që të respekton dhe vlerëson më shumë.
 

feline

Well-known member
Nese e di rrogen qe ofrohet, mund te kerkosh nje me te larte. Me e keqja qe mund te ndodhe eshte mos ta marrin parasysh, keshtu qe ia vlen ta provosh.
 
Normalisht punëdhënësi i ka idetë e qarta se çfarë kërkon dhe çfarë ofron. Nëse ju e bindni me aftësitë tuaja për atë pozicion pune, mendoj se mund të arrini të negocioni.
 
Top