Deklarimi i shtëpisë me qera si adresë biznesi

Kam ndërmend të deklaroj si adresë të biznesit shtëpinë që kam me qera. Kam kontratë qeraje, por një herë që kam pyetur të zotin e shtëpisë nëse mundesha ta deklaroja më tha jo dhe nuk më shpjegoi se pse. Vetëm më tha që nuk dua të ngatërrohem me kështu gjërash.

A më duhet miratimi i tij patjetër për ta deklaruar apo mjafton fakti që kam kontratën?
 

summer vibes

Well-known member
Nuk te keshilloj te deklarosh shtepine si adrese biznesi prapa kraheve te pronarit, edhe sikur ligjerisht te lejohet. Nese e merr vesh do te te hape probleme ne biznes, dhe ndoshta nderpret edhe kontraten e qerase. Ose shpjegoja me qarte qe per te ky deklarim nuk ka per te sjelle asnje problem, ose gjej nje zgjidhje tjeter. Pse ta nisesh biznesin kot me konflikte?
 

Anisa

Member
Unë mendoj që duhet të shikosh kontratën e qirasë që keni nënshkruar. Pasi nëse psh. në ndonjë pikë ai jua ka ndaluar përdorimin për qëllime të tjera përveç banimit, sigurisht që nuk mund ta përdorësh.
 
Top